General terms and conditions of service in VllesaWallet
1. General conditions 1.1. Provisions and general conditions of services is a document which constitutes an agreement concluded between "Vllesa-CO" LLC, registered in KBRA with (NUI) 811288530, with headquarters at the address: Rruga Tirana, Entrance A-11 -1, 10000, Prishtina, Kosovo, licensed by the Central Bank of the Republic of Kosovo to exercise Non-Banking Financial activity to enable the mediation of payments and money transfer service in the territory of the Republic of Kosovo as well as natural persons who apply to open an account in VllesaWallet. 1.2. Ky dokument parashikon Dispozitat dhe Kushtet e Përgjithshme të përdorimit të shërbimeve financiare të institucionit të parasë elektronike VllesaWallet, produkt i Vllesa-CO, përkatësisht nga Klientët VllesaWallet në mënyrë elektronike nëpërmjet përdorimit të aplikacionit VllesaWallet të qasshme nga telefoni mobil, nëpërmjet faqes zyrtare të internetitwallet.VllesaPagesa.com ose mjeteve të tjera alternative elektronike të pagesave të listuar në faqen zyrtare të internetit www.VllesaPagesa.com (në vijim referuar si “Dispozitat dhe Kushtet e Përgjithshme” ose “Kushtet e Përgjithshme”). 1.3. Duke kryer pagesa në mënyrë elektronike nëpërmjet aplikacionit VllesaWallet, faqes së internetit wallet.VllesaPagesa.com dhe shërbimeve tjera të listuar në VllesaWallet, Mbajtësi i VllesaWallet pranon në tërësi dhe pa asnjë kundërshtim të gjitha Kushtet e Përgjithshme, këto kushte të Përgjithshme së bashku me Formën e Kërkesës për Regjistrim për Shërbimet VllesaWallet të pranuara nga mbajtësi përbëjnë një marrëveshje me fuqi detyruese për të dyja palët dhe me pranimin e tyre, mbajtësi pranon se është i regjistruar dhe do të zbatojë këto Dispozita dhe Kushte të Përgjithshme për të gjitha shërbimet e ofruara nëpërmjet faqes së internetit wallet.VllesaPagesa.com, aplikacionit VllesaWallet në telefonin mobil (IOS dhe Android) ose nëpërmjet mjeteve të tjera elektronike të pagesave. 1.4. Në rast ndryshimi të Dispozitave dhe Kushteve të Përgjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në faqen zyrtare në internet dhe ndryshimet do të hyjnë në fuqi në përputhje me parashikimet e Nenit 24 të Kushteve të Përgjithshme, ndërsa njoftimi për ndryshime dhe hyrjen në fuqi të këtyre do të ju dërgohen nga VllesaWallet tek Mbajtësi përmes njoftimeve në aplikacionin e tyre ose SMS në telefon apo/dhe përmes postës elektronike. 1.5. Vllesa-CO nuk mban përgjegjësi nëse Mbajtësi gjatë navigimit në faqen e vet të internetit mund të shkarkohen materiale të padëshirueshme apo të pakonfirmuara nga Mbajtësi. 1.6. Gjithashtu, Vllesa-CO nuk është përgjegjëse për probleme që mund të lindin për shkak të mungesës së antivirusit, firewall-it apo browser të pa përditësuar në kompjuterin/pajisjen elektronike të përdoruesit gjatë hyrjes në faqen e VllesaWallet. 1.7. Mbajtësi merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet adekuate për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer pagesa elektronike. 1.8. Vllesa-CO në çdo kohë mund të vendosë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë përkohësisht ofrimin e pagesave nё mënyrë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër. 1.9. Shkelja e secilës prej paragrafëve të Dispozitave dhe Kushteve të Përgjithshme i jep të drejtë Vllesa-CO të ndërpresë apo refuzojë një pagesë në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë qasjen në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër. 1.10. Mbajtësi konsiderohet se i ka pranuar Dispozitat dhe Kushtet e Përgjithshme dhe Tarifat përkatëse, siç do të ndryshohen herë pas herë ashtu siç është përshkruar me Nenin 14 të Dispozitave dhe Kushteve të Përgjithshme, dhe që hynë në fuqi me nënshkrimin e Kontratës ndërmjet Vllesa-CO dhe Mbajtësit, ose nëpërmjet dhënies së ‘Pëlqimit Paraprak’ për pranimin e këtyre Kushteve dhe Afateve të Përgjithshme në faqen zyrtare të Vllesa-CO: www.VllesaPagesa.com. 1.11. Në çdo rast Mbajtësi ka të drejtë të përdorë Aplikacionin VllesaWallet vetëm për vete (përdorim personal) dhe nuk mund t’ia japë në përdorim Aplikacionin VllesaWallet të tjerëve në çfarëdolloj forme. 1.12. Çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar. 1.13. Në çdo rast, për të përdorur Aplikacionin VllesaWallet, Mbajtësi do të duhet të respektojë edhe kushtet e përdorimit të palëve të treta, kur kjo është e nevojshme. 1.14. Mbajtësi duhet të lexojë dhe kuptojë plotësisht këto Kushte dhe Afate për përdorimin e Shërbimeve VllesaWallet dhe nëse nuk është dakord me to, nuk duhet të procedon me regjistrim apo kryerjen e shërbimeve VllesaWallet. 1.15. Me pranimin dhe nënshkrimin e këtyre Dispozitave dhe Kushteve të Përgjithshme, Mbajtësi pranon se për të mundësuar dhënien e përgjigjeve ndaj kërkesave dhe dispozitave ligjore dhe nga autoritetet sipas dispozitave nga kërkesat Njihe Mbajtësin Tënd dhe ato qe ndërlidhen me Kërkesat e Pajtueshmërisë dhe VllesaWallet mund të kërkojë informata personale apo dokumente nga Mbajtësi me qëllim parandalimin, zbulimin apo ndjekjen penale të veprimtarive kriminale në rast të mashtrimit apo edhe për qëllime marketingu në rastet kur Mbajtësi ka dhënë pëlqimin paraprak në Formën e Kërkesës për Regjistrimin për Shërbimet VllesaWallet. 2.Definicionet
a) "Aplikacioni VllesaWallet” është aplikacion i ndërtuar ekskluzivisht nga Vllesa-CO, i cili shkarkohet ne sistemet operative IOS, Android dhe Windows dhe i ofron Mbajtësit të VllesaWallet mundësinë e aktivizimit të llogarisë VllesaWallet në aparatin e tij/ saj të telefonit të mençur apo në kompjuterin personal duke krijuar mundësinë për të pranuar dhe dërguar vlera monetare në formë të parasë elektronike si dhe duke mundësuar kryerjen e shërbimeve të ndryshme të pagesave, abonime të ndryshme, të kontrolloj bilancin, deponimet, debitim direkt, transferimin e fundeve mes përdoruesve VllesaWallet,si dhe pranim të remitencave nga vende të ndryshme të botës, etj;
b) "Blerja e Parasë Elektronike" është blerja nga Mbajtësi me "para në dorë" pranë një dege të Vllesa-CO, kundrejt shumave të barasvlershme, të Parasë Elektronike që kreditohet në llogarinë e Mbajtësit;
c) "Debitim" është reduktimi i fondeve të llogarisë së Mbajtësit në VllesaWallet si rrjedhojë e një Transaksion/Pagese të kryer nga ana e Mbajtësit nëpërmes VllesaWallet;
d) "Mbajtësi" është përdoruesi i llogarisë VllesaWallet, individ, person fizik i cili në çastin e regjistrimit është mbi 18 vjeç, ka nënshkruar Kontratën për regjistrim në VllesaWallet dhe ka pranuar Kushtet dhe Afatet e Përdorimit të llogarisë VllesaWallet me qëllim për të përfituar nga Instrument i parasë elektronike VllesaWallet, nëpërmjet çfarëdolloj forme të lejuar në këtë Kontratë duke përfshirë, ndër të tjera, shkarkimin dhe aktivizimin e Aplikacionit VllesaWallet në telefonin e tij mobil, kompjuterin personal;
e) "Faqja e Internetit VllesaWallet" i referohet faqes zyrtare të Internetit të Vllesa-CO përkatësisht www.VllesaPagesa.com;
f) "ID e përdoruesit (User ID): nënkupton të gjitha informatat e kërkuara për qasje në VllesaWallet;
g) "Kontrata" është tërësia e këtij dokumentacioni i cili përbën Dispozitat dhe Kushtet e Përgjithshme të Shërbimeve VllesaWallet së bashku me Aplikacionin e plotësuar për Regjistrim për Shërbimin VllesaWallet si dhe dokumenteve tjera të aplikueshme për hapjen e Llogarisë VllesaWallet nga Mbajtësi, lista e çmimeve dhe tarifave e aplikueshme, si dhe kushtet dhe afatet e tjera të njoftuara herë pas here dhe të detyrueshme sipas ligjeve të aplikueshme në fuqi dhe akteve tjera nënligjore të aplikueshme të cilat të gjitha së bashku përbëjnë Kontratën ndërmjet Vllesa-CO dhe Mbajtësit VllesaWallet;
h) "Kreditim" është çdo transaksion hyrës në llogarinë e Mbajtësit në VllesaWallet që përkthehet në rritje të vlerës së parasë elektronike në Llogarinë VllesaWallet dhe që kryhet me para elektronike, siç verifikohet nga VllesaPagesa;
i) "Kushtet e Përdorimit" është tërësia e këtij dokumentacioni i cili përbën Dispozitat dhe Kushtet e Përgjithshme të Shërbimeve të VllesaWallet të cilat sipas nevojës edhe që mund të ndryshohen kohë pas kohe;
j) "Legjislacioni në fuqi" Të gjitha ligjet, rregullat dhe rregulloret e Republikës së Kosovës në fuqi;
k) "Llogaria VllesaWallet": është llogaria aktive e mbajtësit të VllesaWallet e përbërë prej 9 numrave e cila lejon lehtësimin e përpunimit të suksesshëm dhe përfundimit të pagesave dhe transferimin e fondeve përmes një pajisje adekuate e cila (i) hapet menjëherë pas regjistrimit, (ii) kreditohet nga vetë Mbajtësi VllesaWallet mbi bazën e blerjes së parasë elektronike në vlerë të barabartë me paranë ‘cash’ të deponuar nga Përdoruesit/ Mbajtësit pranë një degë të Vllesa-CO ose (iii) mbushet me debitim direkt nga llogaria e lidhur bankare e Mbajtësit apo me anë të kryerjes së një transaksioni ri-mbushës nga Karta e Debitit ose Kreditit e Mbajtësit dhe (iv) përdoret nga Mbajtësi për kryerjen e Transaksioneve të Pagesave;
l) "Para elektronike" vlera monetare e ruajtur në formë elektronike, duke përfshirë edhe formën magnetike, siç paraqitet nga kërkesa ndaj emetuesit, që emetohet pas pranimit të fondeve me qëllim të kryerjes së transaksioneve të pagesave dhe e cila pranohet si mjet i pagesës nga personat tjerë përveç emetuesit të parasë elektronike;
m) "Instrument i parasë elektronike" është një instrument pagese, i ndryshëm nga instrumenti i pagesave me qasje në distancë, i cili ruan vlera monetare në formë elektronike dhe i mundëson mbajtësit të kryejë pagesa elektronike. Ky instrument mund të rimbushet me vlera monetare sa herë që është e nevojshme;
n) "Password-i" është fjalëkalimi që shërben për të verifikuar identitetin e përdoruesit të VllesaWallet që Mbajtësi zgjedh për tu kyçur dhe përdorur Llogarinë e tij/saj VllesaWallet.
o) "Shërbimet VllesaWallet" janë shërbimet që ofrohen, promovohen, administrohen dhe zotërohen ekskluzivisht nga Vllesa-CO për emetimin dhe transferimin e Parasë Elektronike ndërmjet Klientëve në bazë të urdhër transfereve duke përfshirë regjistrimin e të gjithë transaksioneve, verifikimin dhe konfirmimin e të gjitha transaksioneve të përfunduara dhe përditësimin e të dhënave të Llogarisë VllesaWallet të Mbajtësit;
p) "Shërbimi i kujdesit ndaj mbajtësit” është Qendra e Shërbimit të Kujdesit ndaj Mbajtësit në Vllesa-CO që telefonohet në +383 45 70 71 72, apo [email protected];
q) "Shërbimi i Pagesës VllesaWallet”: për qëllim të kësaj Kontrate ka kuptimin e pagesës (transferimit të fondeve), në emër dhe për llogari të Mbajtësit të VllesaWallet, nga llogaria e Mbajtësit e hapur pranë VllesaWallet, në bazë të urdhrit të transferimit të dhënë nga Mbajtësi, për çdo shërbim që është listuar në VllesaWallet dhe për të cilin Mbajtësi ka fonde të mjaftueshme për të paguar.
r) "Tarifat" janë tarifat e pagesave dhe shërbimeve tjera që bëhen sipas kësaj Kontrate për Shërbimet VllesaWallet të Mbajtësit;
s) "Të Dhëna Personale” çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (subjekt i të dhënave); person i identifikueshëm është personi i cili mund të identifikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në veçanti në bazë të një numri të identifikimit ose të një e më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij ose saj fizik, psikologjik, mendor, ekonomik, kulturor ose shoqëror janë çdo informacion në lidhje me një person sipas përkufizimeve të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
t) "Transaksioni i Pagesës” përbën veprimin financiar – i iniciuar nga Mbajtësi ose për llogari të tij, që konsiston në debitimin e llogarisë VllesaWallet (fondet) të blerësit dhe kreditimin e llogarisë të përfituesit (tregtarit, institucionit) për vlerën e shërbimit të përzgjedhur për t’u paguar nga Mbajtësi në VllesaWallet pavarësisht detyrimeve të tjera midis Mbajtësit/ paguesit dhe përfituesit të pagesës;
u) "Valuta” është valuta Euro, me të cilën operon Vllesa-CO; 3. Kërkesë për regjistrim në VllesaWallet
3.1. Për të hapur një llogari VllesaWallet, mbajtësi duhet të jetë i moshës 18 apo më shumë vjeç dhe me zotësi të plotë veprimi, të jetë shtetas i Republikës së Kosovës apo të ketë dokument identifikues valid të Republikës së Kosovës përfshirë edhe lejen valide të qëndrimit, të ketë dokumente që vërtetojnë adresën e tij/saj në Kosovë.
3.2. Çdo individ, person fizik që zotëron një adresë elektronike postare (e-mail) mund të parashtrojë kërkesë për t’u regjistruar dhe pajisur me një llogari VllesaWallet. Mbajtësi VllesaWallet do të paguajë tarifat e zbatueshme për përdorimin e shërbimeve në lidhje me llogarinë e tij/saj në VllesaWallet dhe këto tarifa do të zbriten direkt nga llogaria individuale e mbajtësit në VllesaWallet.
3.3. Mbajtësi mund të regjistrohet për përdorimin e Shërbimeve VllesaWallet duke iniciuar procesin e regjistrimit në platformën e internetit në faqen zyrtare të wallet.VllesaPagesa.com, apo në aplikacionin VllesaWallet në Playstore për Andorid dhe Appstore për IOS.
3.4. Me rastin e parashtrimit të kërkesës për regjistrim, Mbajtësi duhet të japë të plota dhe të sakta informatat e mëposhtme:
(i) Emri dhe Mbiemri
(ii) Adresën e postës elektronike (e-mail)
(iii) Fjalëkalimin personal që do të përdoret për llogarinë VllesaWallet
(iv) Numrin e telefonit mobil
(v) Adresën e vendbanimit
(vi) Qytetin
(vii) Kopjen elektronike të një dokumenti identifikimi (Letërnjoftim, Pasaportë, Patent Shofer apo Leje Qëndrimi) valid
(viii) Kopjen elektronike të një fature e cila dëshmon saktë adresën e vendbanimit
(ix) Konfirmimi me FNP i cili dërgohet në numrin telefonik të dhënë paraprakisht.
3.5. Mbajtësi merr përsipër të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi i vendosur nga Mbajtësi në momentin e Regjistrimit, është personal dhe duhet të ruhet i fshehtë nga Mbajtësi dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë.
3.6. Pas konfirmimit të aplikimit me FNP llogaria e Mbajtësit merr statusin “Në Verifikim” dhe pas shqyrtimit të aplikimit brenda 48 orëve aplikuesit i dërgohet përgjigja në e-mail dhe numër telefonik konkretisht përgjigjja për aprovim apo refuzim të kërkesës.
3.7. Vllesa-CO ruan të drejtën që në përputhje me rregulloret e brendshme të VllesaWallet, të refuzojë aplikimin e një subjekti që dëshiron të bëhet klient i VllesaWallet.
3.8. Me regjistrimin në Shërbimin VllesaWallet dhe aktivizimin e Llogarisë VllesaWallet, pasi të ketë zgjedhur një fjalëkalim personal, Mbajtësi i VllesaWallet do të ketë të drejtë të përdorë menjëherë shërbimet VllesaWallet përmes aplikacionit VllesaWallet në pajisjen elektronike të mençur, apo në faqen zyrtare wallet.VllesaPagesa.com ose në mjete të tjera elektronike të vëna në dispozicion nga VllesaWallet.
3.9. Mbajtësi duhet të veprojë në përputhje me të gjitha udhëzimet që mund t’i jepen dhe/ ose publikohen kohë pas kohe për Shërbimet VllesaWallet në ueb faqen www.VllesaPagesa.com.
4. Procedura e kryerjes së pagesës në mënyrë elektronike
4.1. Mbajtësi kryen pagesën nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit ose në Aplikacionin VllesaWallet dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të kësaj pagese, e cila përmban të dhëna mbi produktin apo shërbimin, dhe shumën në vlerë monetare.
4.2. Vllesa-CO nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse nga llogaria përkatëse e mbajtësit realizohet ndonjë transaksion nga ndonjë person i paautorizuar i cili pa dijeninë e poseduesit të llogarisë VllesaWallet posedon të dhënat për kyçje. Verifikimi i të dhënave të mbajtësit dhe dhënia e numrit e të dhënave të llogarisë elektronike VllesaWallet, përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e mbajtësit në faqen e internetit të www.VllesaPagesa.com apo në Aplikacionin VllesaWallet.
4.3. Vllesa-CO nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit apo Aplikacionit VllesaWallet, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në mënyrë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Vllesa-CO, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e Vllesa-CO ose në Aplikacionin VllesaWallet.
5. Transaksionet e llogarisë VllesaWallet
5.1. Të gjitha Debitimet nga Llogaria e Mbajtësit në VllesaWallet do të kryhen sipas transaksioneve të autorizuara me fjalëkalimin që mbajtësi ka zgjedhur gjatë regjistrimit ose përmes mënyrës që VllesaWallet mund t'i përshkruajë herë pas here. Përpara çdo transaksioni për deponim me "para në dorë" që mund të kryhet, do të kërkohet të verifikohet identiteti i mbajtësit, përkatësisht prezantimi i një dokumenti personal me fotografi (Letërnjoftim, Pasaport, Patent Shofer).
5.2. Mbajtësi nuk mund të kryejë Transaksione nga llogaria VllesaWallet, në rast se nuk ka mjaftueshëm Para Elektronike në Llogarinë e tij/saj për të mbuluar vlerën e transaksionit dhe tarifat e aplikueshme. Çdo veprim përfundon kur mbajtësi jep konfirmimin e tij për ekzekutimin e një transaksioni. Në të gjitha rastet procesi i kryerjes së një transaksioni shoqërohet me minimum 2 (dy) hapa konfirmimi nga mbajtësi, deri në ekzekutimin final të transaksionit.
5.3. Në shërbimet e pagesave mbajtësi merr mandat fizik ose elektronik në adresën e tij të postës elektronike (e-mail), ndërkohë që mund të marrë dhe konfirmimin me mesazh telefonik (SMS) menjëherë nga ofruesi i shërbimit, nëse kjo e fundit është dakorduar paraprakisht ndërmjet palëve.
5.4. Me hapjen e llogarisë VllesaWallet, Mbajtësi do të jetë në gjendje të kryejë transaksionet e mëposhtme:
(i) Transaksion Kreditimi që konsiston në:
- Blerje të parasë elektronike me "para në dorë" drejtpërdrejtë pranë një Zyre të Vllesa-CO në këmbim të një shume të barasvlershme që do të kreditohet në Llogarinë VllesaWallet të mbajtësit, parat e deponuara në njërën nga degët e Vllesa-CO në mënyrë automatike (menjëherë) këmbehen në para elektronike në vlerën nominale të fondeve të marra nga përdoruesi dhe mund ti përdorë ato për kryerjen e shërbimeve;
(ii) Transaksion Debitimi që konsiston në:
- Pagesat e shërbimeve të ofruara nga VllesaWallet dhe përkatësisht të listuara në Aplikacion apo në faqe zyrtare wallet.VllesaPagesa.com, si edhe të komunikuara me fletëpalosje informuese;
- Transfere të parasë elektronike nga llogaria e mbajtësit VllesaWallet në llogarinë e një mbajtësi tjetër të VllesaWallet:
- Rimbushje të llogarisë së telefonisë mobile, televizion kabllor, internet apo shërbimeve tjera të ofruara nga ndonjëra prej kompanive partnere me të cilët Vllesa-CO ka marrëdhënie bashkëpunimi;
- Kryerja e pagesave sipas shërbimeve të Vllesa-CO.
Të gjithë këto Transaksione janë lehtësisht të identifikueshme nga mbajtësi në llogarinë e tij/saj VllesaWallet. 6. Mënyrat e kryerjes së pagesës
6.1. Mbajtësi mund të kryejë pagesën me:
(i) Pagesë nëpërmjet përdorimit të Aplikacionit VllesaWallet;
(ii) Pagesë online nëpërmjet përdorimit të llogarisë VllesaWallet në ueb, ose
Në rastin e pagesave nëpërmjet përdorimit të llogarisë elektronike VllesaWallet, gjatë kryerjes së pagesës, mbajtësi lidhet automatikisht me serverin e pagesave në VllesaPagesa dhe të dhënat e mbajtësit ruhen nga elementë sigurimi të enkriptuar dhe përdoren në përputhje të plotë me Ligjin nr. 06/l-082 datë 30.01.2019 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. 7. Konfirmimi i pagesës
7.1. Pas përfundimit të kryerjes së pagesës nga mbajtësi nëpërmjet përdorimit të aplikacionit VllesaWallet ose nëpërmjet faqes zyrtare të internetit www.VllesaPagesa.com për blerjen e produktit (-eve) apo shërbimit (-eve) në mënyrë elektronike, sistemi VllesaPagesa për llogarinë e Mbajtësit VllesaWallet i konfirmon menjëherë pagesën. Përveç kësaj, mbajtësi do të marrë një mesazh nëpërmjet postës elektronike të tij, i cili konfirmon pagesën në mënyrë elektronike dhe përmban informacionin mbi shërbimin/produktin, sasinë, çmimin dhe numrin unik të transaksionit.
7.2. Pagesa e Mbajtësit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga VllesaWallet.
7.3. Konfirmimi i pagesës mund të printohet, shkarkohet në formatin PDF apo edhe të dërgohet në e-mailin e poseduesit të llogarisë.
7.4. Transaksioni nga Mbajtësi mund të rishikohet nga Vllesa-CO, dhe konsultohet me mbajtësin në rast paqartësie. Vllesa-CO informon mbajtësin për çdo rast. 8. Pasqyra e veprimeve të llogarisë
8.1. Mbajtësi ka të drejtë të kërkoj një raport të bilancit dhe të kërkojë informacion për transaksionet e kryera përmes qasjes në Aplikacionin VllesaWallet ose duke telefonuar Shërbimin për Klientët Vllesa-CO. Me kërkesë të mbajtësit, mund të vihen në dispozicion pasqyrat e transaksioneve në kopje elektronike ose të printuara të llogarisë VllesaWallet të mbajtësit, respektivisht transaksioneve të kryera në lidhje me shërbimet VllesaWallet.
8.2. Klientët e regjistruar në VllesaWallet mund të informohen për gjendjen e llogarisë së tyre në këto mënyra:
(i) Nga aparati i tyre mobil dhe Aplikacioni VllesaWallet që Mbajtësi ka shkarkuar dhe aktivizuar. Mbajtësi mund të kontrollojë bilancin respektive, si edhe historikun e transaksioneve të Llogarisë së tij/ saj në VllesaWallet.
(ii) Duke telefonuar Shërbimin e Vllesa-CO të Kujdesit për Klientë në numrin +383 45 70 71 72 për të kërkuar informacion mbi gjendjen e Llogarisë së tij/ saj. Në këtë rast, Mbajtësi duhet të japë informacionin e kërkuar nga Shërbimi i Kujdesit për Mbajtësit për verifikimin e tij si mbajtës i Llogarisë për të cilën po kërkohet informacion mbi bilancin dhe transaksionet e kryera.
(iii) Duke vizituar një prej degëve të Vllesa-CO për të paraqitur kërkesë për Pasqyrën e Transaksioneve. Plotësimi i kërkesës kryhet në degë dhe Pasqyra e Transaksioneve tërhiqet përsëri në të njëjtën degë brenda një periudhe kohore prej 7 (shtatë) ditësh pune dhe pas marrjes së njoftimit nëpërmjet një telefonate konfirmuese nga Shërbimi i Mbajtësit VllesaWallet. 9. Udhëzime në lidhje me procedurën e anulimit të transaksioneve
9.1. Mbajtësi VllesaWallet mund të kërkojë anulimin e llojeve të caktuara të transaksioneve të kryer nga llogaria e tij/ saj VllesaWallet duke telefonuar Shërbimin për klientët Vllesa-CO në numrin +383 45 70 71 72 brenda një periudhe maksimale prej 2 (dy) orësh nga momenti i kryerjes së transaksionit brenda të së njëjtës ditë ose të dërgoj e-mail në [email protected] duke shkruar kjart, numrin e llogarisë në VllesaWallet, numrin e referencës së pagesës, llojin e pagesës si dhe shumën. Arsyeja e kërkesës për anulim të transaksionit është vetëm se Mbajtësi ka vendosur një shumë të pasaktë.
Pasi kanë përfunduar verifikimet e nevojshme mbi kërkesën e paraqitur për anulim transaksioni, Vllesa-CO, komunikon me mbajtësin dhe departamentet përkatëse për kryerjen e procedurës së anulimit të transaksionit dhe rikthimit të fondeve të mbajtësit në llogarinë VllesaWallet.
9.2. Në rast të një ndodhie përtej kontrollit të arsyeshëm të secilës palë të përfshirë në këtë marrëveshje, kryhet një anulim i pagesës për të cilin klientët Vllesa-CO kanë kryer pagesat e tyre, përgjegjësitë do tӫ kalojnë tek partneri përfitues i Vllesa-CO. Nëse Partneri mundëson rimbursimin për transaksionin që konsiderohet gabim, Vllesa-CO do të sigurohet që fondet e paguara nga mbajtësi të rikthehen në vlerë të plotë në llogarinë e tij në VllesaWallet. Vllesa-CO nuk mban përgjegjësi në rimbursim në rast se anulimin nuk e mundëson partneri përfitues i Vllesa-CO. 10. Shërbimet dhe tarifat
10.1. Duke vizituar faqen www.VllesaPagesa.com, mbajtësi i VllesaWallet do të informohet në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve dhe shërbimeve të ofruara. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve e pagesave, karakteristikat e tyre dhe tarifat do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit apo në aplikacionin mobil. Megjithatë, klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet.
10.2. Tarifat e shërbimeve në VllesaWallet mund ti gjeni duke klikua këtu ose në shtojcën e këtij dokumenti.
10.3. Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa shërbimeve apo produkteve, Vllesa-CO do t’ia njoftojë gabimin mbajtësit. Mbajtësi është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.
10.4. Sidoqoftë, në lidhje me produktet/ shërbimet e ofruara/komercializuara nga palët e treta nëpërmjet platformave elektronike, e që VllesaWallet nuk ka asnjë kontroll mbi këto produkte/ shërbime dhe, si rrjedhim, Vllesa-CO nuk ofron asnjë garanci në lidhje me to (cilësinë apo ekzistencën e tyre). Për më shumë qartësi, Vllesa-CO mban përgjegjësi vetëm dhe ekskluzivisht për kryerjen dhe procesimin e pagesës për blerjen e produkteve/ shërbimeve nga Klientët, në përputhje me këto Kushte dhe Afate të Përgjithshme.
10.5. Emetuesi Vllesa-CO (nëpërmjet instrumentit për emetim të prasë elektronike VllesaWallet) nuk do ti paguaj ndonjë lloj interesi apo përfitimi mbajtësit gjatë kohës që mbanë paranë elektronike.
10.5. Mbajtësi (përdoruesi VllesaWallet) nuk do të paguaj ndonjë lloj interesi për mirëmbajtje të llogarisë apo çfarëdolloj interesi tjetër jashtë asaj çfarë është përcaktuar në këtë kontratë, gjegjësisht në listën e tarifave.
10.6. VllesaWallet do të operoj vetëm me valutën Euro (€). 11. Promocioni i shërbimeve
11.1. Vllesa-CO ka të drejtë të dërgojë tek Mbajtësi VllesaWallet informacion dhe njoftime në lidhje me këto Dispozitat dhe Kushtet dhe në lidhje me shërbimet VllesaWallet të ofruara nga Vllesa-CO dhe të pranuara nga mbajtësi, përmes mesazheve në aparatin telefonik, postës elektronike si dhe mjeteve të tjera të komunikimit dhe në adresat që mbajtësi ka vendosur në dispozicion në momentin e regjistrimit në VllesaWallet.
11.2. Në çdo fushatë promocionale për lansimin e një shërbimi të ri apo ndryshime në shërbime ekzistuese, Vllesa-CO ka të drejtë të dërgojë mesazh njoftues me postë elektronike (e-mail) apo edhe në numër telefoni tek klientët VllesaWallet në lidhje me shërbimet e reja.
11.3. Me synim fokusin tek mbajtësi, Vllesa-CO ofron shërbime me vlerë të shtuar. Me aprovimin nga mbajtësi, mbajtësi VllesaWallet njoftohet në mënyrë periodike për detyrime të papaguara dhe mënyrat e pagesës së tyre.
11.4. Nëse mbajtësi VllesaWallet nuk dëshiron të marrë mesazhe njoftuese apo promovuese, atëherë mbajtësi duhet të kontaktojë me Vllesa-CO dhe të parashtrojë kërkesën përkatëse.
11.5. Njoftimet nga Mbajtësi VllesaWallet duhet të dërgohen në adresë: Vllesa-CO ShPK, Rruga “Tirana”, Hyrja 1, Nr.11, Prishtinë ose duke kontaktuar Shërbimin për Kujdesin ndaj Klientëve VllesaWallet në numrin +38345 70 71 72, respektivisht e-mail s[email protected] ose sipas ndryshimeve që mund të bëhen të ditura herë pas here. 12. Udhëzime mbi procedurën e paraqitjes së ankesave dhe zgjidhjen e tyre
12.1. Klientët e VllesaWallet mund të paraqesin ankesë për çështje të ndryshme të lidhura me shërbimet e VllesaWallet. Më poshtë renditen mënyrat përmes të cilave përdoruesi i VllesaWallet paraqet ankesën e tij:
(i) Të telefonoj në numrin e shërbimit për klientët, konkretisht në numrin +38345707172. Shërbimi është në dispozicion në orarin 9:oo-21:oo, pesë(5) ditë në javë, nga e hëna në të premten, ndërsa komunikimi përmes e-milave dhe kanaleve tjera të komunikimit është në orarin 24 orë në ditë, çdo ditë të javës.
(ii) Të paraqitet në njërën prej pikave të Vllesa-CO gjatë orarit të punës së tyre.
(iii) Ankesë me shkrim të dërguar përmes shërbimit të postës në adresën zyrtare të zyrës qendrore të Vllesa-CO Sh.P.K., Rruga ‘Tirana, A-11-1, Prishtinë.
(iv) Duke dërguar ankesën në adresën e e-mail: [email protected].
12.1. Ankesat, në varësi të llojit të tyre, shqyrtohen nga strukturat përgjegjëse të Vllesa-CO, në bazë të informacionit të marrë nëpërmjet formave të lartë shënuara. Afati kohor për njoftimin e mbajtësit në lidhje me përfundimet e analizës së ankesës është deri 3 (tre) ditë pune pas pranimit të ankesës. Vllesa-CO do të mbajë një regjistër të veçantë për ankesat e paraqitura dhe përgjigjet e dhëna, të shënuara me numër reference. Ky regjistër përmban ankesat, kërkesat apo sugjerimet me shkrim të klientëve, përgjigjet, vendimet dhe masat e marra nga Vllesa-CO në lidhje me këto ankesa. 13. Shërbimi i kujdesit ndaj klientëve
13.1. Klientët e Vllesa-CO, konkretisht poseduesit e llogarisë VllesaWallet mund të parashtrojnë kërkesat e tyre nëpërmjet telefonatës në numrin +383 45 70 71 72, komunikimit në email-in [email protected] ose edhe duke u paraqitur në njërën prej pikave të Vllesa-CO. 14. Pezullimi i llogarisë VllesaWallet dhe/apo transaksioneve tjera
14.1. Vllesa-CO do të përdorë përpjekje të arsyeshme për ti informuar poseduesit e llogarisë VllesaWallet për çdo pezullim të tillë paraprakisht ose nëse kjo nuk është e zbatueshme menjëherë do të jep arsye për një pezullim të tillë. Vllesa-CO mund të pezulloj ndonjë transaksione me vendim të auditorit, kërkesë rregullative, për të mbrojtur sigurinë e VllesaWallet, nëse vlerësohet se ndonjë veprim nëpërmjet VllesaWallet është bërë në kundërshtim me këtë marrëveshje, respektivisht në kundërshtim me kërkesat tona të sigurisë.
14.2. Transaksionet apo veprimet e dyshimta, të paautorizuara apo edhe mashtruese (përfshirë çështjet në lidhje me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, mashtrimin ose aktivitete të tjera të paligjshme) rezultojnë në pezullimin e llogarisë në VllesaWallet. 15. Mbyllja e llogarisë VllesaWallet
15.1. Mbajtësi duhet të bëjë kërkesën për mbyllje të llogarisë nëpërmjet email-it zyrtar [email protected]. Mbajtësi paraprakisht duhet të tërheqë/ përdorë të gjithë balancën e disponueshme në llogarinë e tij në VllesaWallet. Pas plotësimit të kushteve dhe shqyrtimit të kërkesës për mbyllje të llogarisë në VllesaWallet, Vllesa-CO do të mbyllë llogarinë e mbajtësit brenda 5 (pesë) ditë pune nga data e parashtrimit të kërkesës nga ana e poseduesit të llogarisë.
15.2. Në rastet e kryerjes së veprimeve në mospërputhje me kushtet dhe afatet e vendosura shprehimisht në këtë dokument ose në rastet e kryerjes së veprimtarive të paligjshme me Llogarinë VllesaWallet nga ana e mbajtësit si edhe në rastet me kërkesë nga autoritetet përkatëse kompetente, Vllesa-CO rezervon të drejtën, të pezullojë dhe/ose bllokojë llogarinë e mbajtësit VllesaWallet dhe/ose bllokojë fondet në dispozicion në llogarinë përkatëse.
15.3. Për të tërhequr fondet e një llogarie të mbyllur në VllesaWallet, por me balancë në dispozicion në momentin e mbylljes, mbajtësi duhet të vizitojë një nga degët e Vllesa-CO.
15.4. Nëse mbajtësi VllesaWallet nuk kryen asnjë veprim në llogarinë e tij/ saj VllesaWallet për një periudhë të vazhdueshme prej 365 ditësh, llogaria e tij do të kalojë në status “e pezulluar”. Mbajtësi ka të drejtën të kërkojë ri-aktivizim të llogarisë në VllesaWallet duke komunikuar me Vllesa-CO brenda 30 (tridhjetë) ditëve punë që prej momentit të kalimit në status të pezulluar të llogarisë VllesaWallet. Nëse Mbajtësi nuk kërkon ri-aktivizim brenda kësaj periudhe, llogaria VllesaWallet mbyllet dhe mbajtësi duhet të paraqitet pranë një prej degëve Vllesa-CO për tërheqje të fondeve të mbetura në llogari bazuar në kushtet e lartë shënuara.
15.5. Mbajtësi (përdoruesi i VllesaWallet) nuk paguan tarifa shtesë për tërheqje të mjeteve nga llogaria VllesaWallet në asnjë rast, jashtë atyre të përcaktuara në listën e tarifave bashkëngjitur këtij dokumenti. 16. Përdorimi i të dhënave personale
16.1. Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Vllesa-CO zbaton në mënyrë rigoroze gjithë kornizën ligjore në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin nr. 06/l-082 datë 30.01.2019 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet tjera relevante nënligjore përkatëse dhe merr përsipër të përmbushë çfarëdolloj detyrimi ligjor për këtë qëllim.
16.2. Tё dhënat personale mbrohen nëpërmjet fjalëkalimit që përdorë mbajtësi me rastin e kryerjes së pagesave nё mënyrë elektronike.
16.3. Mbajtësi merr përsipër që këtë fjalëkalim ta mbajë gjithmonë të fshehtë.
16.4. Nëse mbajtësi mendon ose dyshon se llogaria e tij mund të përdoret nga palë tjera të paautorizuara duhet tё kontaktoj menjëherë në Vllesa-CO dhe të paraqes dyshimet dhe kërkesat e tij/saj.
16.5. Në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, mbajtësi ka të drejtën e hyrjes, korrigjimit, fshirjes së të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Mbajtësi mund të ushtrojë këto të drejta duke shkruar në e-mail: [email protected].
16.6. Vllesa-CO nuk ka të drejtë t’i procedoj të dhëna personale të mbajtësit pa miratimin eksplicit të mbajtësit. 17. Pronësia Intelektuale
17.1. Faqja e internetit www.VllesaPagesa.com dhe aplikacioni VllesaWallet janë ekskluzivisht të ndërtuar nga Vllesa-CO.
17.2. Të gjithë elementët e përdorur në këtë faqe dhe në këtë aplikacion si elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive të IFJB Vllesa-CO ShPK.
17.3. Kjo faqe dhe ky aplikacion përdoren sipas dispozitave dhe kushteve të përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu.
17.4. Mbajtësi në asnjë mënyrë nuk mund të modifikojë apo përdorë të drejtën e autorit, markë tregtare të regjistruar apo shenjë dalluese të Vllesa-CO që është vizualizuar prej saj në faqen zyrtare ose në aplikacionin përkatës. 18. Siguria dhe përdorimi i paautorizuar
18.1. Llogaria e mbajtësit VllesaWallet është e lidhur me një adresë poste elektronike (e-mail) dhe ‘Fjalëkalim të personalizuar’ të përcaktuara nga mbajtësi VllesaWallet në momentin e krijimit të llogarisë dhe e njëjta konfirmohet nëpërmjet FNP-Fjalëkalimit Një Përdorimesh.
18.2. Mbajtësi ka përgjegjësi të plotë për ruajtjen dhe përdorimin e përshtatshëm të pajisjes telefonike apo për përdorimin e llogarisë online (ueb), dhe për ruajtjen në mënyrë të sigurt të ‘Fjalëkalim-it’.
18.3. Mbajtësi përgjigjet për kryerjen e të gjithë veprimeve në përputhje me kërkesat e vendosura në këto dispozita dhe kushte.
18.4. Mbajtësi i Vllesa-CO, konkretisht përdoruesi i shërbimeve të VllesaWallet e ka për obligim të njoftojë Vllesa-CO në lidhje me ndryshimet në të dhënat personale përfshirë dhe ndërrimin e vendbanimit të lidhura me llogarinë e tij/saj VllesaWallet.
18.5. Mbajtësi duhet të komunikojnë numrin e telefonit +383 45 70 71 72 ose të shkruaj e-mail në [email protected] në rast ndodhjes së një prej ngjarjeve të mëposhtme:
(i) Janë kryer transaksione pa dijeni dhe pa miratim të Mbajtësit;
(ii) Ka gabime apo mospërputhje në balancën e Mbajtësit;
(iii) Të dhënat për kyçje në llogarinë përkatëse të VllesaWallet janë keqpërdorur, humbur apo kopjuar;
(iv) Vërehet ndonjë mashtrim apo abuzim në lidhje me llogarinë VllesaWallet të mbajtësit.
18.6. Në rast keqpërdorimi, humbjeje të qasjes, kopjimit të dhënave të qasjes në llogarinë VllesaWallet, mbajtësi duhet të njoftojë menjëherë shërbimin ndaj mbajtësit Vllesa-CO në numrin e lartë shënuar, dhe me aprovim të mbajtësi mund të bëhet pezullimi i llogarisë në mënyrë që dëmet të jenë minimale.
18.7. Për të gjitha tarifat e aplikuara dhe transaksionet e kryera deri në marrjen e njoftimit nga ana e mbajtësit përgjegjësia mbi veprimet e kryera bie mbi mbajtësin dhe Vllesa-CO nuk do të ngarkohet me përgjegjësi për këto tarifa dhe transaksione.
18.8. Mbajtësi rezervon të drejtën e dëmshpërblimit nga Vllesa-CO për pretendimet e ngritura në lidhje me tarifa dhe transaksione të kryera me llogarinë VllesaWallet vetëm dhe ekskluzivisht pas njoftimit nga ana tij/saj në Vllesa-CO për rastin e keqpërdorimit, humbjes së qasjes apo kopjimit të dhënave të qasjes në llogarinë VllesaWallet. 19. Mosfunksionim apo keqfunksionim i pajisjeve dhe garanci të tjera
19.1. Vllesa-CO nuk është përgjegjëse për humbje që rrjedhin për shkak të mosfunksionimit, keqfunksionimit apo vonesave në rrjetet e komunikimeve elektronike, pajisjeve mobile apo pajisjeve të tjera të përdorura nga mbajtësi, rrethana përtej kontrollit të Vllesa-CO.
19.2. Mbajtësi shkarkon aplikacionin VllesaWallet me vullnet të plotë dhe të lirë të tij, merr përsipër çfarëdo lloj rreziku në lidhje me të dhe mban ekskluzivisht përgjegjësinë për dëmet eventuale që mund të pësojnë pajisjet në përdorim nga ai/ajo.
19.3. Mbajtësi merr përsipër ta mbajë të pa cenuar dhe të dëmshpërblejë Vllesa-CO-në për çdo dëm si rezultat i veprimeve ose mosveprimeve të tij. 20. Kufizimi i përgjegjësive
20.1. Vllesa-CO nuk do të mbajë përgjegjësi për humbjet që mbajtësi mund të pësojë gjatë përdorimit të VllesaWallet, përveç rasteve nëse këto janë shkaktuar kur:
(i) Transaksioni nuk është ekzekutuar ose është ekzekutuar gabim për shkak të problemeve në Vllesa-CO.
(ii) Transaksioni nuk është autorizuar nga mbajtësi, si dhe
(iii) Për gabime apo pasaktësi të shkaktuara nga Vllesa-CO, në lidhje me mbajtjen e llogarisë VllesaWallet të mbajtësit.
20.2. Mbulimi i detyrimeve financiare sipas parashikimeve më sipër, përfshin vetëm:
(i) Vlerën e transaksionit të pa ekzekutuar ose të ekzekutuar gabim.
(ii) Shumën e nevojshme për të rikthyer llogarinë VllesaWallet të mbajtësit në gjendjen e mëparshme.
20.3. Vllesa-CO nuk është përgjegjëse për humbjet që lindin për shkak të mosfunksionimit, keqfunksionimit apo vonesave në rrjetet e komunikimeve elektronike, pajisjeve mobile apo pajisjeve të tjera, që rezultojnë nga rrethana përtej kontrollit të Vllesa-CO. 21. Kohëzgjatja e kontratës
21.1. Kjo kontratë lidhet për një periudhe kohore të pacaktuar, duke filluar nga momenti i pajtimit me kushtet në këtë kontratë dhe hapjes së llogarisë dhe nga ana e mbajtësit.
21.2. Secila nga palët rezervon të drejtën ligjore për të kërkuar përfundimin e njëanshme të Kontratës në përputhje me parashikimet e saj duke dhënë një njoftim paraprak me shkrim ndaj palës tjetër 30 (tridhjetë) ditë paraprakisht. 22. Juridiksioni dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve
22.1. Këto kushte dhe rregulla hartohen dhe janë në përputhje me Ligjet e Kosovës.
22.2. Mosmarrëveshjet e mundshme që mund të lindin në mes palëve gjatë kohëzgjatjes së kësaj marrëveshje mund të zgjidhen me metoda që parashohin ligjet në Kosovë apo në raste të veçanta këto mosmarrëveshje do të zgjidhen nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
22.3. Vllesa-CO ka për obligim të dëgjojë çdo kërkesë nga klientët në lidhje me zgjidhjen e problemeve që mund të lindin në lidhje me transaksionet dhe llogarinë e tyre, në përputhje me udhëzimin përkatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. 23. Pranimi i dispozitave dhe kushteve nga mbajtësi
23.1. Mbajtësi dhe përdoruesi i Shërbimeve VllesaWallet i njeh plotësisht Dispozitat dhe Kushtet e paraqitura më lart në këtë dokument dhe i pranon ato pa rezerva.
23.2. Mbajtësi dhe përdoruesi i shërbimeve VllesaWallet pranon se ka lexuar dhe i janë bërë të ditura dispozitat, kushtet dhe tarifat e shërbimeve VllesaWallet, si dhe është njohur me mënyrën e ndryshimit të tyre dhe i pranon ato pa rezerva.
23.3. Kjo Kontratë nuk mund t’i kalohet apo transferohet asnjë personi tjetër.
23.4. Mos përmbushja e detyrimeve të kësaj kontrate apo vonesa e shkaktuar nga palët në ushtrimin e të drejtave apo detyrimeve sipas kësaj kontrate, nuk do të interpretohet si heqje dorë prej tyre.
23.5. Nëse një dispozitë në këtë kontratë deklarohet si e pavlefshme apo e pazbatueshme nga një gjykatë apo organ administrativ kompetent, pavlefshmëria dhe mos zbatimi i këtij parashikimi nuk do të prekë vlefshmërinë dhe/ose zbatueshmërin e dispozitave të tjera të kësaj Kontrate. 24. Ndryshime të dispozitave, kushteve dhe tarifave
24.1. Vllesa-CO rezervon të drejtën të ndryshojë në çdo kohë këto dispozita, kushte dhe tarifa. Këto ndryshime do t’i njoftohen mbajtësit tridhjetë (30) ditë përpara kryerjes së ndryshimeve me anë të një njoftimi elektronik/ postë elektronike në adresën e internetit të mbajtësit të lidhur me shërbimin VllesaWallet, ose nëpërmjet faqes zyrtare së internetit të Vllesa-CO. Me kalimin e afatit të njoftimit, Mbajtësi do të konsiderohet se është njoftuar për këto ndryshime, ndërsa me rastin e ndryshimit ato nuk do të kenë fuqi para vepruese.
24.2. Për oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të komunikohen dhe publikohen në momentin e ofrimit të tyre në www.VllesaPagesa.com.
24.3. Me vazhdimin e përdorimit të Shërbimeve VllesaWallet pas hyrjes në fuqi të dispozitave, kushteve dhe tarifave të ndryshuara të përdorimit, mbajtësi do të konsiderohet se ka rënë dakord me ndryshimet e parashikuara më sipër. Nëse Mbajtësi nuk është dakord me një nga ndryshimet, atëherë ai/ ajo duhet të komunikojë me zyrtaret e Vllesa-CO ose të paraqitet pranë një dege Vllesa-CO për të kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes së shërbimit me VllesaWallet brenda afatit të njoftimit të ndryshimit përndryshe do të konsiderohet se i ka pranuar këto ndryshime.
Deklaratë e Mbajtësit VllesaWallet: Kam lexuar dhe Pranuar të gjitha kushtet e përcaktuar me këtë Kontratë, Dispozitat dhe Kushtet e përgjithshme të shërbimeve në VllesaWallet.