MARRËVESHJE PËR SHFRYTËZIMIN DHE KUSHTET E PËRDORIMIT TË VLLESAWALLET SI POS VIRTUAL I PAGESAVE
KUSHTET E PËRGJITHËSHME
Kushtet e përgjithshme të kësaj kontrate për përdorimin e shërbimeve VllesaWallet biznes, interpretohen dhe zbatohen në pajtim me rregullat dhe parimet themelore të së drejtës kontraktore dhe shërbejnë për të ofruar përmbledhjen e nevojshme të të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive të palëve të kësaj kontrate, lidhur me ofrimin dhe përdorimin e shërbimeve financiare elektronike të VllesaWallet Biznes.
Definicione dhe përkufizime
- Institucion – nënkupton Institucionin Financiar Jo-Bankar Vllesa-CO SH.P.K., me numër Unik Identifikues 811288530 me adresë në Rruga Tirana Hy. 1 Nr. 11, Prishtinë, Republika e Kosovës, e cila është palë kontraktuese në këtë marrëveshje;
- Tregtari(Pranuesin e shërbimeve)– është personi juridik i cili në bazë të kësaj marrëveshje ka llogari biznesi në VllesaWallet të regjistruar në emrin e tij;
- Klienti – nënkupton personin fizik i cili në bazë të kësaj marrëveshje ka llogari VllesaWallet të regjistruar në emrin e tij;
- VllesaWallet business-është aplikacion desktop dhe mobile i cili i jepet në shfrytëzim tregtarit për të krijuar pagesa për klientët e tyre, krijojnë raporte të pagesave, bëjnë kërkesë për tërheqje të fondeve etj..;
- vPOS-është aplikacioni VllesaWallet mobile i cili shkarkohet në AppStore dhe PlayStore dhe përdoret për krijim të pagesave dhe përcjellje të raporteve ditore të pagesave;
- Poseduesi i VllesaWallet-është çdo Klient i regjistruar në VllesaWallet, individ, person fizik apo juridik icili në çastin e regjistrimit është mbi 18 vjeç, ka nënshkruar Kontratën për regjistrim në VllesaWallet dhe ka pranuar Kushtet dhe Afatet e Përdorimit të llogarisë VllesaWallet meqëllim për të përfituar nga Shërbimi i Pagesave dhe shërbimeve tjeraqë ofron VllesaWallet, nëpërmjet çfarëdolloj forme tëlejuar në këtë Kontratë duke përfshirë, ndër të tjera, shkarkimin dhe aktivizimin eAplikacionit VllesaWallet në telefonin e tij mobil ose kompjuterin personal;
- Transaksioni i Pagesës – nënkupton veprimin financiar që konsiston në debitimin e llogarisë së klientit në VllesaWallet dhe kreditimin e llogarisë së Tregtarit ose Përfituesit tjetër për vlerën e mallit/shërbimit;
- Debitimi – nënkupton zvogëlimin e fondeve të llogarisë së Klientit si rezultat i një transaksioni të kryer nga ana e Klientit në dobi të Tregtarit/Përfituesit;
- Kreditimi – nënkupton çdo transaksion hyrës në llogarinë e Klientit dhe që kryhet me Para Elektronike;
- Provizioni – nënkupton tarifën që Institucioni i ndal Tregtarit ose Klientit në varësi të marrëveshjes.
Neni 1
1.1. Objekti i kësaj marrëveshje është definimi i të drejtave dhe obligimeve të përbashkëta mes Institucionit dhe Tregtarit, lidhur me mënyrën e shitjes së produkteve dhe shërbimeve të Tregtarit përmes vPOS, si mjet për pagesa të lëshuar nga IFJB Vllesa-CO.
Neni 2
2.1. Këtë marrëveshje e lidhin për afat të pacaktuar. Gjatë kohëzgjatjes së kësaj marrëveshje, Institucioni (dhënësi i shërbimit) ka të drejtën për të ndryshuar listën e shërbimeve por gjithmonë në pajtim me Tregtarin (Pranuesin e shërbimeve).
Neni 3
3.1. Për realizimin e shitjes përmes vPOS-it, Tregtari duhet të përdor aplikacionin VllesaWallet business, të qasshëm në sistemin Android apo IOS apo faqes së internetit wallet.vllesapagesa.com/merchant/login.
3.2. Tregtari pajtohet t’i paguajë Institucionit provizionin nga vlera e secilit transaksion të kryer me vPOS-in VllesaWallet e cekura në Aneksin 1 të kësaj Marrëveshje.
3.3. Të gjitha tarifat lidhur me shfrytëzimin e vPOS-it janë të specifikuara në Ankesin 1 që është pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshjeje.
Neni 4
4.1. Tregtari është i obliguar që me rastin e shitjes së produkteve apo ofrimin e shërbimeve të tij me vPOS të sigurohet që:
- (i) Gjenerimi i faturës për klientin e tij është realizuar në mënyrën e duhur përfshi vlerën e pagesës dhe përshkrimin,
- (ii) Poseduesi i VllesaWallet është kryesi i atij transaksionit të pagesës,
- (iii) Të konfirmoj përfundimin e pagesës nga ana e klientit në vPOS-in,
Neni 5
5.1. Në lidhje me pranimin e aplikacionit VllesaWallet si mjetë për pagesë, sipas kërkesës së Institucionit, Tregtari është i obliguar që:
- (i) Të pranojë të gjithëklientët VllesaWallet, pa ndonjë ndasi,diskriminim,
- (ii) Të përcaktojë shumën minimale apo maksimale të transaksionit, apo sasinë minimale të produkteve që janë objekt i shitjes, për të lejuar pagesën me aplikacionin VllesaWallet nga ana e blerësit,
- (iii) Të lejojë pagesën me aplikacionin VllesaWallet nga blerësi gjatë zbritjeve të rregullta (kampanjës së Tregtarit), si dhe të mbajë çmime të njëjta të produktit/shërbimit sikurse në rastin kur paguhen me para të gatshme.
- (iv) Në rastë kur kryhen nga e njëjta llogari VllesaWallet disa transaksione të njëpasnjëshme, apo vlera e transaksionit është e madhe, apo raste tjera qe mund të konsiderohen të dyshimta, tregtari duhet të kërkojë nga blerësi dokument identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë), në mënyrë që të verifikoj të dhënat e aplikacionit VllesaWallet me dokumentin e identifikimit.
- (v) vPOS-in ta shfrytëzojë vetëm për shitje reale, ndërsa në asnjë mënyrë për transaksione fiktive me qëllim të përfitimit të palëve tjera.
Neni 6
6.1. Nëse Tregtari kryen ndonjë transaksion pa praninë e poseduesit të VllesaWallet, Institucioni nuk merr asnjë obligim për pagesën që lidhet me këtë transaksion.
6.2. Nëse blerësi poseduesi i VllesaWallet dhe Tregtari dakordohen që për çdo rast produktet e blera të kthehen të gjitha apo një pjesë e tyre atëherë kompensimi i mallit duhet të kryhet në marrëveshje mes poseduesit të VllesaWallet dhe Tregtarit.
6.3. Në rastet e gabimit në faturën e shitje, për transaksionin e kryer me vPOS, atëherë Tregtari mund ta anulojë atë transaksion duke u mbështetur në manualin për përdorim të vPOS të dorëzuar nga Institucioni.
Neni 7
7.1. Me këtë marrëveshje tregtari autorizon Institucionin dhe pajtohet që kjo e fundit të hapë llogari VllesaWallet business në emër te Tregtarit me qëllim të harmonizimit, përkatësisht për regjistrimin e transaksioneve të kryera përmes vPOS-it të Tregtarit, dhe më pas kreditimin e llogarisë bankare të tregtarit me vlerën sipas kërkesave për tërheqje të fondeve të cilën e ekzekuton në aplikacionin VllesaWallet business në web, wallet.vllesapagesa.com/merchant/login.
7.2. Kërkesat për tërheqje të fondeve nga ana e tregtarit ekzekutohen ditën e nesërme, nga dita kur është bërë kërkesa për tërheqje të fondeve nga ana e Tregtarit.
7.3. Nëse kërkesa është bërë ditën e premte, transferimi i fondeve bëhet ditën e hënë të javës vijuese, ndërsa nëse kërkesa është bërë në ditë feste atëherë transferimi i parave bëhet në ditën e parë të punës.
Neni 8
8.1. Tregtari pajtohet që të gjitha pagesat për provizionet dhe provizionet e Institucionit, të përcaktuara në këtë marrëveshje të ndalen nga Institucioni në momentin e ekzekutimit të pagesës, në rast se nuk është përcaktuar ndryshe.
8.2. Me qëllim të përmbushjes së të drejtave sipas kësaj marrëveshjeje, t’i japë Institucionit të drejtën të ndalë obligimet financiare eventuale të Tregtarit nga llogaria e tij VllesaWallet business.
Neni 9
9.1. Tregtari do të pranojë nga Institucioni shenjat informuese me të cilat publiku do të informohet se pika e shitjes konkrete pranon pagesa me VllesaWallet, si formë për pagesë. Institucioni është përgjegjës për trajnimin e përdoruesve të vPOS në pikat e shitjes së Tregtarit, njoftimin me rregullat e pranimit të pagesave dhe procedurat tjera.
Neni 10
10.1. Institucioni mund të reklamojë dhe të bëjë publike në lidhje me Shërbimet e ofruara për Tregtarin dhe se Tregtari do të sigurojë bashkëpunimin me Kompaninë në reklamimin dhe publikimin përmes mediave të ndryshme ose rrjeteve të tjera kohë pas kohe siç janë rënë dakord të dy palët.
Neni 11
11.1. Për çdo pamundësi për kryerje të transaksionit konkret, si gabimet eventuale teknike, të komunikimit, apo gabim tjetër, Tregtari duhet të kontaktojë Institucionin menjëherë, përkatësisht Qendrën e Thirrjeve në mënyrë që Institucioni në kohë sa më të shkurtër të intervenoj në zgjidhjen e problemit.
Neni 12
12.1 Institucioni vë në pah se ajo nuk do të marrë pjesë në zgjidhjen e ndonjë mosmarrëveshje apo kontesti të mundshëm, që ndërlidhet me kualitetin e produktit apo shërbimit të ofruar nga Tregtari.
Neni 13
13.1. Në rastet kur kërkesa për kthim të mjeteve rezulton të jetë i drejtë, Institucioni do të bëjë kthimin e mjeteve në emër të Tregtarit, ndërsa Tregtari është përgjegjës për kompensimin e kësaj shume te Institucioninë përputhje me transaksionin përkatës, duke përfshirë shpenzimet tjeratë ndërlidhura.
Neni 14
14.1. Tregtari është përgjegjës për veprimet që janë rezultat i konstatimit nga organet shtetërore të Kosovës se është bërë qasje e manipuluar nga ai vetë në bashkëpunim me palën e tretë apo nga i punësuari i Tregtarit.
14.2. Në këto raste Tregtari pajtohet të marrë përsipër kompensimin, përkatësisht pagesën e shumës së dëmeve, e cila duhet të kryhet brenda pesë (5) ditë pune nga kërkesa e Institucionit.
Neni 15
15.1. Me rastin e kryerjes së secilit transaksion, provizionet e specifikuara në Aneksin mbështetës, do të ndalen nga llogaria e Tregtarit në momentin e ekzekutimit të transaksionit, ose në rastin kur provizioni i ngarkohet klientit, provizioni do ti ndalet klientit në rastin kur ekzekutohet transaksioni.
Neni 16
16.1. Institucioni ka të drejtë të ndalojë transferimin e mjeteve ose të bllokojë mjetet e transferuara më herët në rastet kur:
- (i) Konsideron transaksionin si të dyshimtë, ka të drejtë të pezullojë transferin e mjeteve deri në analizimin dhe vërtetimin që transaksioni është i rregullt , gjë që nuk mund të zgjasë më shumë se 15 ditë,
- (ii) Vërteton se mjetet e përdorura për kryerje të transaksionit rrjedhin nga ndonjë transaksion mashtrues, ka të drejtë që pa paralajmërim të refuzojë qasjen e Tregtarit në këto mjete.
Neni 17
17.1. Palët janë në pajtim që kjo marrëveshje mund të ndryshohet, në atë mënyrë që për të gjitha ndryshimet e bëra në marrëveshje të përpilohet aneks i veçantë, i cili do të jetë pjesë e marrëveshjes.
17.2. Kjo marrëveshje lidhet për një periudhë të pacaktuar, me kusht që secila palë mund të shkëpusë në mënyrë të njëanshme me njoftim paraprak me shkrim për një afat prej 30 ditësh.
17.3. Nëse Tregtari për një periudhë prej tre muajsh nuk kryen asnjë transaksion me vPOS, Institucioni pa njoftim mund të shkëpusë Marrëveshjen dhe të ndaloj qasjen në aplikacion. Institucioni rezervon të drejtën të ndaloj përdorimin e vPOS-it në çdo kohë në rast se vëren ndonjë dukuri të keqpërdorimit.
Neni 18
18.1. Nëse tregtari për një periudhë prej tre (3) muajsh nga data e nënshkrimit të marrëveshjes nuk kryen asnjë transaksion, Institucioni pa njoftim paraprak mund të shkëpusë Marrëveshjen dhe të ndaloj qasjen në vPOS.
Neni 19
19.1. Në rastet kur dyshohet se Tregtari është i përfshirë në ndonjë veprimtari të dyshimtë ilegale, Institucioni ka të drejtë që Marrëveshjen në mënyrë të menjëhershme dhe të njëanshme ta anuloj.
19.2. Menjëherë pas njoftimit të pranuar nga Tregtari, Institucioni do të bllokojë qasjen e Tregtarit në vPOS.
Neni 20
20.1. Tregtari është shprehimisht i pajtimit t’i lejojë Institucionin, që të gjitha shërbimet dhe informatat nga kjo marrëveshje dhe ato nga marrëdhënia afariste e tyre, t’i ruajë, përpunojë dhe përcjellë anëtarëve të tjerë në VLLESA CO, me qëllim të administrimit efikas të riskut në nivel të VLLESA CO.
Neni 21
21.1. Tregtari ka të drejtë të parashtrojë ankesë në Institucion për objektin e kësaj Marrëveshjeje. Tregtari, ankesën në Institucion mund ta parashtrojë përmes letrës postare të adresuar në Rrugën Tirana Hy. A1, Nr.11, Prishtinë,postës elektronike në [email protected] , telefonit në numrin +383 45 70 71 72 ose personalisht në njërën nga njësitë ku e ushtron veprimtarinë e vetë institucioni.
21.2. Trajtimi i ankesave të klientëve bëhet sipas dispozitave të Procedurës për procesin e brendshëm të ankesave në kuadër të Institucionit.
Neni 22
22.1. Palët e kuptojnë që të gjitha dokumentet, informacionet ose materialet e prodhuara ose të qasshme sipas kësaj Marrëveshje janë informacion konfidencial dhe sekret tregtar.
22.2. Asnjëra palë nuk ka të drejtë të zbulojë ose të bëjë që të zbulohet ne ndonjë mënyrë informacioni konfidencial dhe sekrete tregtar për ndonjë palë të tretë.
22.3. Të dy palët bien dakord t’i mbajnë informacionit/dokumentit siç duhet në çdo kohë gjatë dhe pas periudhës së kësaj marrëveshje, me përjashtim të shpalosjes të kërkuar nga një urdhër gjykate ose kërkesa për shpalosje sipas ligjeve në fuqi.
Neni 23
23.1. Nëse kontestet eventuale lidhur me këtë marrëveshje nuk do të zgjidhen me marrëveshje në mes të palëve atëherë ato do të zgjidhen nga Gjykata kompetente sipas selisë së Tregtarit.
Neni 24
24.1. Palët konfirmojnë se këtë Marrëveshje e lidhin me vullnet të lirë dhe pa presion dhe se nënshkrimi i saj nuk i ka paraprirë ndonjë mangësi, sikurse është lajthitje, mashtrim, dhunë apo të ngjashme.
Neni 25
25.1. Kjo Marrëveshje është përpiluar në katër (4)ekzemplar identik, nga të cilët secilës palë i mbetën nga dy (2) të tillë.
Neni 26
26.1. Palët e kanëlexuar Marrëveshjen dhe me nënshkrimet e veta pranojnë përmbajtjen e saj në tërësi.
26.2.Me nënshkrimin e marrëveshjes konfirmoj se jam i njoftuar dhe pajtohem me Kushtet e Përgjithshme të Afarizmit të Institucionit.
ANEKS 1 I MARREVESHJES PËR SHFRYTËZIM DHE KUSHTET E PERDORIMIT TE vPOS
Në këtë aneks të marrëveshjes janë përcaktuar provizionet e shërbimeve për Tregtarin apo klientin referuar politikave të provizionimit në Vllesa CO.
Në vijim janë të përcaktuara provizionet e shërbimit për përdorimin e aplikacionit VllesaWallet business.
Në rast se provizionet i aplikohen biznesit, provizionimi i ndalet biznesit me rastin e ekzekutimit të pagesës dhe se biznesi do të pranoj pagesën e klientit me provizion të zbritur.
Në rast se provizioni i aplikohet klientit, biznesi do të pranoj vlerën e pagesës në total, ndërsa provizioni do ti ndalet klientit me rastin e ekzekutimit të pagesës