LETËR INFORMUESE
LIDHUR ME PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E KONTRATËS
PËR
OFRIMIN E SHËRBIMEVE NË VLLESAWALLET NË MES
TË VLLESA-CO” SH.P.K. DHE MBATËSIT (KLIENTIT) TË PARASË ELEKTRONIKE
I/e nderuar,
Në kuadër të zhvillimit dhe avancimit të vazhdueshëm të VllesaWallet, kemi kënaqësinë t’ju informojmë se kemi inicuar rishikimin e kontratës ekzistuese në mes Vllesa-CO” Sh.P.K dhe juve si klient-mbajtës të parasë elektronike.
Qëllimi i plotësimit dhe ndryshimit të kontratës, është mbi të gjitha, rregullimi i mirëfilltë i marrëdhënies juridike mes palëve, në funksion të ofrimit të shërbimeve në pajtim me kërkesat ligjore të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nga njëra anë dhe ofrimi i sigurisë juridike më të mirë për klientët tanë, në anën tjetër.
E gjitha kjo, pa asnjë kosto shtesë të tarifave të shërbimeve që ju i pranoni.
Siç mund të shihni, kontrata e rishikuar, ka avancuar në drejtim të përmbushjes së standardeve ligjore kontraktuale në fuqi, si dhe përmbushjes së standardeve më të fundit ligjore në fushën e mbrojtjes së privatësisë dhe sigurisë së klientëve.
Pos tjerash, janë plotësuar dispozitat lidhe me:
– palët në kontratë;
– llojin e instrumentit të pagesave në të cilin ruhet paraja elektronike, si dhe llojin e pajisjes/mjetit në të cilin mbajtësi mund ta përdor për të kryer transaksione;
– llojet e transaksioneve të pagesave që mund të kryhen;
– kohëzgjatjen/limitin e periudhës së përdorimit ose afatin e vlefshmërisë së parasë elektronike;
– procedurat e aplikueshme të sigurisë dhe detyrimet e palëve në kontratë;
– llojin dhe vlerën e tarifave dhe provizioneve që lidhen me përdorimin e parasë elektronike si dhe kushtet për ndryshimin e tyre;
– rregullat për kryerjen e transaksioneve me valutë të huaj si dhe kushtet për ndryshimin e tyre;
– të drejtën dhe procedurat e parashtrimit të ankesës, si dhe procesin e trajtimit të saj;
– kushtet dhe afatet në lidhje me përtëritjen e kontratës;
– mënyrën, afatin e lajmërimit, kushtet për zgjidhjen e kontratës;
– procedurat dhe pasojat në rastet e humbjes, shkatërrimit, keqpërdorimit, vjedhjes, falsifikimit apo kopjimit të instrumentit në të cilin ruhet paraja elektronike;
– Nënshkrimin elektronik; dhe
– Amendamentimin e kontratës;
Si më sipër, Vllesa-CO në pajtim me përgjegjësitë e përcaktuara në kontratë, ju njofton se këto ndryshime do të hyjnë në fuqi pas 30 ditësh nga dita e njoftimit Tuaj.
Nëse ju pajtoheni me ndryshimet e propozuara dhe nuk keni komente, Vllesa-CO konsideron se jeni pajtuar me kushtet e reja të kontratës.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Tuaj!
1. Kushtet e Përgjithshme:
1.1.Kushtet e përgjithshme të kësaj kontrate, interpretohen dhe zbatohen në pajtim me rregullat dhe parimet themelore të së drejtës kontraktore dhe shërbejnë për të ofruar përmbledhjen e nevojshme të të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive të palëve të kësaj kontrate, lidhur me ofrimin dhe përdorimin e shërbimeve financiare elektronike të VllesaWallet.
1.2.Palë në këtë kontratë elektronike janë: Vllesa-CO” Sh.P.K. (E regjistruar në ARBK me (NUI) 811288530, me seli në adresën: Rruga Tirana, Hyrja A-11–1, 10,000, Prishtinë, Kosovë, e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës të ushtrojë aktivitet Financiar Jo-Bankar për të mundësuar ndërmjetësimin e kryerjes së pagesave dhe shërbimin e transferimit të parave në territorin e Republikës së Kosovës) dhe personat fizik (mbajtësit të parasë elektronike) të cilët parashtrojnë kërkesën për hapje të një llogarie në VllesaWallet dhe pranojnë hyrjen në marrëdhënien juridike, përmes pranimit të kontratës.
1.3.Objekt i kësaj kontrate janë shërbimet e ofruara nga Vllesa-CO” Sh.P.K, në cilësi të emetuesit të parasë elektronike përmes instrumentit të pagesave – aplikacionit VllesaWallet e qasshme nga telefoni mobil, nëpërmjet faqes zyrtare të internetit Wallet.VllesaPagesa.com ose mjeteve të tjera alternative elektronike të pagesave të listuar në faqen zyrtare të internetit www.VllesaPagesa.com si dhe të drejtat dhe detyrimet e mbajtësit të parasë publike, në cilësi të palës – klientit të Vllesa-CO” Sh.P.K.
1.4.Përmes regjistrimit të rregullt dhe pranimit të kontratës dhe kushteve të saj, mbajtësi, hyn në marrëdhënie kontraktuale detyrimi me emetuesin e parasë elektronike dhe të drejtat e tij mund t’i përmbush përmes aplikimit të pagesave elektronike me aplikacionin VllesaWallet në telefonin mobil (IOS dhe Android), faqen e internetit Wallet.VllesaPagesa.com dhe shërbimeve tjera të listuar në VllesaWallet.
1.5.Në rast amendamentimi (plotësimi dhe ndryshimi) të kontratës, mbajtësi do të njoftohet me kohë nga VllesaWallet, për vëllimin e ndryshimeve të kushteve si dhe kohën e hyrjes së tyre në fuqi, përmes njoftimeve në aplikacionin e tyre ose SMS në telefon apo/dhe përmes postës elektronike. Ndryshimet e tilla, do të publikohen edhe në faqen zyrtare në internet në përputhje me dispozitat përkatëse të kësaj kontrate.
1.6.Mbajtësi konsiderohet se i ka pranuar kushtet e përgjithshme të kontratës dhe tarifat përkatëse pas dhënies së pëlqimit paraprak për pranimin e tyre në faqen zyrtare të Vllesa-CO: www.VllesaPagesa.com.
1.7.Në çdo rast mbajtësi ka të drejtë të përdorë Aplikacionin VllesaWallet vetëm për vete (përdorim personal) dhe nuk mund t’ia japë në përdorim Aplikacionin VllesaWallet të tjerëve në çfarëdo lloj forme.
1.8.Çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë kontratë është i ndaluar.
1.9.Në çdo rast, për të përdorur Aplikacionin VllesaWallet, mbajtësi do të duhet të respektojë edhe kushtet e përdorimit të palëve të treta, kur kjo është e nevojshme.
1.10. Mbajtësi duhet të lexojë dhe kuptojë plotësisht kushtet dhe afatet për përdorimin e Shërbimeve VllesaWallet dhe nëse nuk është dakord me to, nuk duhet të procedon me regjistrim apo kryerjen e shërbimeve VllesaWallet.
1.11. Me pranimin dhe nënshkrimin e kontratës, mbajtësi pranon mundësinë e dhënies së përgjigjeve ndaj kërkesave dhe autoriteteve ligjore nga ana e VllesaWallet në pajtim me dispozitat “Kufizimi i Përgjegjësive” të kësaj kontrate, përfshirë edhe të drejtën për të kërkuar informata personale apo dokumente nga mbajtësi me qëllim parandalimin, zbulimin apo ndjekjen penale të veprimtarive kriminale në rast të mashtrimit apo edhe për qëllime marketingu në rastet kur mbajtësi ka dhënë pëlqimin paraprak në Formën e Kërkesës për Regjistrimin për Shërbimet VllesaWallet.
1.12. Vllesa-CO nuk mban përgjegjësi nëse mbajtësi gjatë navigimit në faqen e vet të internetit mund të shkarkohen materiale të padëshirueshme apo të pakonfirmuara nga mbajtësi.
1.13. Gjithashtu, Vllesa-CO nuk është përgjegjëse për probleme që mund të lindin për shkak të mungesës së antivirusit, firewall-it apo browser të pa përditësuar në kompjuterin/pajisjen elektronike të përdoruesit gjatë hyrjes në faqen e VllesaWallet.
1.14. Mbajtësi merr vet përsipër të përdorë pajisjet dhe programet adekuate për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer pagesa elektronike.
1.15. Vllesa-CO në çdo kohë mund të vendosë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë përkohësisht ofrimin e pagesave nё mënyrë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
1.16. Mos respektimi dhe shkelja e dispozitave të kësaj kontrate i jep të drejtë Vllesa-CO të ndërpresë apo refuzojë një pagesë në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë qasjen në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.
1.17. Në rast se mbajtësi i llogarisë personale Vllesa-CO vdes dhe kur Vllesa-CO është e informuar për një gjë të tillë dhe është dhënë certifikata e vdekjes për ta dëshmuar këtë, të gjitha autorizimet e mbajtësit të ndjerë do të ndërpriten dhe llogaria nuk mund të përdoret nga askush derisa një vendim i vlefshëm dhe i vërtetuar i lëshuar nga Gjykata apo Noteri përkatës për atë se kush duhet të trashëgojë fondet nga llogaria bankare e të ndjerit, të sillet para Vllesa-CO.
1.18. Paratë të cilat gjenden në llogarinë tuaj në VllesaWallet do të jenë të vlefshme gjatë tërë kohës dhe vlefshmëria e tyre nuk është e lidhur me periudhë kohore.
1.19. Paratë e transferuara apo mbajtura në VllesaWallet kanë vlerë të njëjtë nominale me vlerën e tyre, fizike. VllesaWallet nuk do të shtoj apo zvogëloj vlerën e tyre, pavarësisht kohëzgjatjes së mbajtjes së tyre.
1.20. Kjo kontratë është e hartuar në gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës dhe kurdo që është e nevojshme, sipas kërkesës së mbajtësit, e njëjta mund të hartohet edhe në gjuhën tjetër zyrtare të aplikueshme.
2. Përkufizimet
2.1.“Aplikacioni VllesaWallet” është aplikacion i ndërtuar ekskluzivisht nga Vllesa-CO, i cili shkarkohet ne sistemet operative IOS, Android dhe Windows dhe i ofron Mbajtësit të VllesaWallet mundësinë e aktivizimit të llogarisë VllesaWallet në aparatin e tij/saj të telefonit të mençur apo në kompjuterin personal duke krijuar mundësinë për të pranuar dhe dërguar vlera monetare në formë të parasë elektronike si dhe duke mundësuar kryerjen e shërbimeve të ndryshme të pagesave, abonime të ndryshme, të kontrolloj bilancin, deponimet, debitim direkt, transferimin e fundeve mes përdoruesve VllesaWallet,si dhe pranim të remitencave nga vende të ndryshme të botës, etj;
2.2.“Blerja e Parasë Elektronike” është blerja nga mbajtësi me “para në dorë” pranë një dege të Vllesa CO, kundrejt shumave të barasvlershme, të Parasë Elektronike që kreditohet në llogarinë e Mbajtësit;
2.3.“Debitim” është reduktimi i fondeve të llogarisë së mbajtësit në VllesaWallet si rrjedhojë e një Transaksion/Pagese të kryer nga ana e mbajtësit nëpërmes VllesaWallet;
2.4.Emetues – sipas kësaj kontrate është Vllesa-CO” Sh.P.K – IFJB e licencuar/regjistruar nga BQK-ja për ushtrimin e veprimtarisë së emetimit të parasë elektronike, që në bazë të kësaj kontrate i emeton mbajtësit për përdorim, instrumentin e parasë elektronike;
2.5.IFJB – Institucion Financiar Jobankar.
2.6.“Mbajtësi” është klienti dhe përdoruesi i llogarisë VllesaWallet, individ, person fizik i cili në çastin e regjistrimit është mbi 18 vjeç, ka nënshkruar Kontratën për regjistrim në VllesaWallet dhe ka pranuar kushtet e përdorimit të llogarisë VllesaWallet me qëllim për të përfituar nga Instrument i parasë elektronike VllesaWallet, nëpërmjet çfarëdolloj forme të lejuar në këtë kontratë duke përfshirë, ndër të tjera, shkarkimin dhe aktivizimin e Aplikacionit VllesaWallet në telefonin e tij mobil, kompjuterin personal;
2.7.“Faqja e Internetit VllesaWallet“ i referohet faqes zyrtare të Internetit të Vllesa-CO përkatësisht www.VllesaPagesa.com;
2.8.“ID e përdoruesit (User ID)“ nënkupton të gjitha informatat e kërkuara për qasje në VllesaWallet;
2.9.“Kontrata elektronike” nënkupton këtë kontratë, e cila e rregullon juridikisht marrëdhënien e përcaktuar në të, dhe e cila është bërë tërësisht ose pjesërisht me komunikim elektronik apo në formë elektronike dhe e plotfuqishme sipas nenit 11 të ligjit nr. 04/L-094 për Shërbimet e Shoqërisë Informatike dhe në harmoni me Ligjin Nr. 08/L – 022 për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, për aq sa është i zbatueshëm.
2.10. “Kreditim” është çdo transaksion hyrës në llogarinë e Mbajtësit në VllesaWallet që përkthehet në rritje të vlerës së parasë elektronike në Llogarinë VllesaWallet dhe që kryhet me para elektronike, siç verifikohet nga VllesaPagesa;
2.11. “Kushtet e Përdorimit” janë rrethant, plotësimi i të cilave sipas kësaj kontrate i mundëson palëve përmbushjen e detyrimeve kontraktore, si dhe mbajtësit si siguron qasje dhe shërbime në VllesaWallet;
2.12. “Llogaria VllesaWallet” është llogaria aktive e mbajtësit të VllesaWallet e përbërë prej 9 numrave e cila lejon lehtësimin e përpunimit të suksesshëm dhe përfundimit të pagesave dhe transferimin e fondeve përmes një pajisje adekuate e cila (a) hapet menjëherë pas regjistrimit, (b) kreditohet nga vetë mbajtësi VllesaWallet ose nga një palë e tretë, mbi bazën e blerjes së parasë elektronike në vlerë të barabartë me paranë ‘cash’ të deponuar nga Përdoruesit/Mbajtësit pranë një degë të Vllesa-CO ose (c) mbushet me debitim direkt nga llogaria e lidhur bankare e mbajtësit apo llogaria bankare e një pale të tretë apo me anë të kryerjes së një transaksioni ri-mbushës nga Karta e Debitit ose Kreditit e mbajtësit dhe (d) përdoret nga mbajtësi për kryerjen e Transaksioneve të Pagesave;
2.13. “Para elektronike” vlera monetare e ruajtur në formë elektronike, duke përfshirë edhe formën magnetike, siç paraqitet nga kërkesa ndaj emetuesit, që emetohet pas pranimit të fondeve me qëllim të kryerjes së transaksioneve të pagesave dhe e cila pranohet si mjet i pagesës nga personat tjerë përveç emetuesit të parasë elektronike;
2.14. “Instrument i parasë elektronike” është një instrument pagese, i ndryshëm nga instrumenti i pagesave me qasje në distancë, i cili ruan vlera monetare në formë elektronike dhe i mundëson mbajtësit të kryejë pagesa elektronike. Ky instrument mund të rimbushet me vlera monetare sa herë që është e nevojshme;
2.15. “Nënshkrimi elektronik” grup i të dhënave në formë elektronike, të cilat janë të bashkangjitura ose të lidhura logjikisht me të dhënat e tjera në formë elektronike dhe të cilat përdoren nga nënshkruesi për të nënshkruar dhe i plotëson kërkesat si vijon:
a) e posedon ekskluzivisht vetëm nënshkruesi;
b) është në gjendje të identifikoj nënshkruesin;
c) është krijuar dhe/ose dërguar në mjete që nënshkruesi mund ti mbaj vetëm nën kontrollin e tij; dhe
d) është i lidhur me të dhënat tek të cilat lidhet në atë mënyrë që çdo ndryshim i mëpasshëm i të dhënave është i dallueshëm;
2.16. “Nënshkruesi“ personi që mban të dhënat për krijimin e nënshkrimit dhe vepron qoftë në emër të vet apo në emër të personit që e përfaqëson;
2.17. “Password-i” është fjalëkalimi që shërben për të verifikuar identitetin e përdoruesit të VllesaWallet që mbajtësi zgjedh për tu kyçur dhe përdorur llogarinë e tij/saj VllesaWallet.
2.18. “Personi i autorizuar“ çdo person fizik ose juridik që ju e keni autorizuar konform legjislacionit në fuqi;
2.19. “Pronësia intelektuale“ nënkupton një apo të gjitha patentave, markave tregtare, dizajneve industriale, të drejtave të autorit, “know-how”, rrjedhës së punës, apo të drejtave tjera të pronësisë intelektuale, qoftë të regjistruara apo paregjistruara;
2.20. “Shërbimet VllesaWallet” janë shërbimet që ofrohen, promovohen, administrohen dhe zotërohen ekskluzivisht nga Vllesa-CO për emetimin dhe transferimin e Parasë Elektronike ndërmjet mbajtësive/klientëve në bazë të urdhër transfereve duke përfshirë regjistrimin e të gjithë transaksioneve, verifikimin dhe konfirmimin e të gjitha transaksioneve të përfunduara dhe përditësimin e të dhënave të llogarisë VllesaWallet të mbajtësit;
2.21. “Shërbimi i kujdesit ndaj mbajtësit“ është Qendra e Shërbimit të Kujdesit ndaj mbajtësit në Vllesa-CO që telefonohet në +383 45 70 71 72, apo [email protected];
2.22. “Shërbimi i Pagesës VllesaWallet“ për qëllim të kësaj Kontrate ka kuptimin e pagesës (transferimit të fondeve), në emër dhe për llogari të mbajtësit të VllesaWallet, nga llogaria e mbajtësit e hapur pranë VllesaWallet, në bazë të urdhrit të transferimit të dhënë nga Mbajtësi, për çdo shërbim që është listuar në VllesaWallet dhe për të cilin mbajtësi ka fonde të mjaftueshme për të paguar.
2.23. “Tarifat” nënkuptojnë pagesat në emër të kostos së kryerjes së shërbimit për VllesaWallet;
2.24. “Të Dhëna Personale“ kanë të njëjtin kuptim si në Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe aktet tjera.
2.25. “Transaksioni i Pagesës“ përbën veprimin financiar – i iniciuar nga mbajtësi ose për llogari të tij, që konsiston në debitimin e llogarisë VllesaWallet (fondet) të blerësit dhe kreditimin e llogarisë të përfituesit (tregtarit, institucionit) për vlerën e shërbimit të përzgjedhur për t’u paguar nga mbajtësi në VllesaWallet pavarësisht detyrimeve të tjera midis mbajtësit/ paguesit dhe përfituesit të pagesës;
2.26. “Valuta“ është valuta Euro, me të cilën operon Vllesa-CO.
3. Shërbimet e VllesaWallet
Vllesa-CO, është Institucion financiar, i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), sipas ligjislacionit në fuqi dhe aktivitetin e saj të VllesaWallet e ushtron në bazë të Rregullores në fuqi për emetimin e parasë elektronike (e miratuar nga Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës- 29 nëntor 2019) dhe ofron shërbimin e pagesave ndaj palëve me të cilat ka marrëveshje siç janë pagesat për institucionet publike, kompanitë publike, kompanitë private dhe përdoruesit e shërbimit VllesaWallet si dhe shërbimet e tjera të emetimit dhe transferimit të parasë elektronike, duke mundësuar kryerjen e shërbimeve të ndryshme të pagesave, abonime të ndryshme, të kontrolloj bilancin, deponimet, debitim direkt, transferimin e fundeve mes përdoruesve VllesaWallet,si dhe pranim të remitencave nga vende të ndryshme të botës, etj;
4. Hapja e llogarisë VllesaWallet
4.1.Për të hapur një llogari VllesaWallet, mbajtësi duhet të jetë i moshës 18 apo më shumë vjeç dhe me zotësi të plotë veprimi, të jetë shtetas i Republikës së Kosovës apo të ketë dokument identifikues valid të Republikës së Kosovës përfshirë edhe lejen valide të qëndrimit dhe të ketë dokumente që vërtetojnë adresën e tij/saj në Kosovë.
4.2.Çdo individ, person fizik që zotëron një adresë elektronike postare (e-mail) mund të parashtrojë kërkesë për t’u regjistruar dhe pajisur me një llogari VllesaWallet. Mbajtësi VllesaWallet do të paguajë tarifat e zbatueshme për përdorimin e shërbimeve në lidhje me llogarinë e tij/saj në VllesaWallet dhe këto tarifa do të zbriten direkt nga llogaria individuale e mbajtësit në VllesaWallet.
4.3.Mbajtësi mund të regjistrohet për përdorimin e Shërbimeve VllesaWallet duke iniciuar procesin e regjistrimit në platformën e internetit në faqen zyrtare të Wallet.VllesaPagesa.com, apo në aplikacionin VllesaWallet në Playstore për Andorid dhe Appstore për IOS.
4.4.Me rastin e parashtrimit të kërkesës për regjistrim, mbajtësi duhet të japë të plota dhe të sakta informatat e mëposhtme:
(i) Emri dhe Mbiemri
(ii) Adresën e postës elektronike (e-mail)
(iii) Fjalëkalimin personal që do të përdoret për llogarinë VllesaWallet
(iv) Numrin e telefonit mobil
(v) Adresën e vendbanimit
(vi) Qytetin
(vii) Kopjen elektronike të një dokumenti identifikimi (Letërnjoftim, Pasaportë, Patent Shofer apo Lejeqëndrimi) valid
(viii) Kopjen elektronike të një fature e cila dëshmon saktë adresën e vendbanimit
(ix) Konfirmimi me FNP i cili dërgohet në numrin telefonik të dhënë paraprakisht.
4.5.Mbajtësi merr përsipër të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi i vendosur nga mbajtësi në momentin e Regjistrimit, është personal dhe duhet të ruhet i fshehtë nga mbajtësi dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë.
4.6.Pas konfirmimit të aplikimit me FNP llogaria e mbajtësit merr statusin “Në Verifikim” dhe pas shqyrtimit të aplikimit brenda 48 orëve aplikuesit i dërgohet përgjigja në e-mail dhe numër telefonik konkretisht përgjigjja për aprovim apo refuzim të kërkesës.
4.7.Vllesa-CO ruan të drejtën që në përputhje me rregulloret e brendshme të VllesaWallet, të refuzojë aplikimin e një subjekti që dëshiron të bëhet klient i VllesaWallet.
4.8.Me regjistrimin në Shërbimin VllesaWallet dhe aktivizimin e llogarisë VllesaWallet, pasi të ketë zgjedhur një fjalëkalim personal, mbajtësi i VllesaWallet do të ketë të drejtë të përdorë menjëherë shërbimet VllesaWallet përmes aplikacionit VllesaWallet në pajisjen elektronike të mençur, apo në faqen zyrtare Wallet.VllesaPagesa.com ose në mjete të tjera elektronike të vëna në dispozicion nga VllesaWallet.
4.9.Mbajtësi duhet të veprojë në përputhje me të gjitha udhëzimet që mund t’i jepen dhe/ ose publikohen kohë pas kohe për Shërbimet VllesaWallet në ueb faqen www.VllesaPagesa.com.
5. Transaksionet
5.1.Të gjitha debitimet nga llogaria e mbajtësit në VllesaWallet do të kryhen sipas transaksioneve të
autorizuara me fjalëkalimin që mbajtësi ka zgjedhur gjatë regjistrimit ose përmes mënyrës që VllesaWallet mund t’i përshkruajë herë pas here. Përpara çdo transaksioni për deponim me “para në dorë” që mund të kryhet, do të kërkohet të verifikohet identiteti i mbajtësit, përkatësisht prezantimi i një dokumenti personal me fotografi (Letërnjoftim, Pasaport, Patentshofer).
autorizuara me fjalëkalimin që mbajtësi ka zgjedhur gjatë regjistrimit ose përmes mënyrës që VllesaWallet mund t’i përshkruajë herë pas here. Përpara çdo transaksioni për deponim me “para në dorë” që mund të kryhet, do të kërkohet të verifikohet identiteti i mbajtësit, përkatësisht prezantimi i një dokumenti personal me fotografi (Letërnjoftim, Pasaport, Patentshofer).
5.2.Mbajtësi nuk mund të kryej transaksione nga llogaria VllesaWallet, në rast se nuk ka mjaftueshëm para elektronike në llogarinë e tij/saj për të mbuluar vlerën e transaksionit dhe tarifat e aplikueshme. Çdo veprim përfundon kur mbajtësi jep konfirmimin e tij për ekzekutimin e një transaksioni. Në të gjitha rastet procesi i kryerjes së një transaksioni shoqërohet me minimum 2 (dy) hapa konfirmimi nga mbajtësi, deri në ekzekutimin final të transaksionit.
5.3.Në shërbimet e pagesave mbajtësi merr mandat fizik ose elektronik në adresën e tij të postës elektronike (e-mail), ndërkohë që mund të marrë dhe konfirmimin me mesazh telefonik (SMS) menjëherë nga ofruesi i shërbimit, nëse kjo e fundit është dakorduar paraprakisht ndërmjet palëve.
5.4.Me hapjen e llogarisë VllesaWallet, mbajtësi do të jetë në gjendje të kryej transaksionet e mëposhtme:
(x) Transaksion kreditimi që konsiston në:
– Blerje të parasë elektronike me “para në dorë” drejtpërdrejtë pranë një zyre të Vllesa-CO në këmbim të një shume të barasvlershme që do të kreditohet në llogarinë VllesaWallet të mbajtësit, parat e deponuara në njërën nga degët e Vllesa-CO në mënyrë automatike (menjëherë) këmbehen në para elektronike në vlerën nominale të fondeve të marra nga përdoruesi dhe mund ti përdorë ato për kryerjen e shërbimeve;
(xi) Transaksion Debitimi që konsiston në:
– Pagesat e shërbimeve të ofruara nga VllesaWallet dhe përkatësisht të listuara në Aplikacion apo në faqe zyrtare Wallet.VllesaPagesa.com, si edhe të komunikuara me fletëpalosje informuese;
– Transfere të parasë elektronike nga llogaria e mbajtësit VllesaWallet në llogarinë e një mbajtësi tjetër të VllesaWallet:
– Rimbushje të llogarisë së telefonisë mobile, televizion kabllor, internet apo shërbimeve tjera të ofruara nga ndonjëra prej kompanive partnere me të cilët Vllesa-CO ka marrëdhënie bashkëpunimi;
– Kryerja e pagesave sipas shërbimeve të Vllesa-CO.
5.5.Të gjithë këto Transaksione janë lehtësisht të identifikueshme nga mbajtësi në llogarinë e tij/ saj VllesaWallet.
6. Procedura e kryerjes së pagesës në mënyrë elektronike
6.1.Mbajtësi kryen pagesën nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit ose në Aplikacionin VllesaWallet dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të kësaj pagese, e cila përmban të dhëna mbi produktin apo shërbimin, dhe shumën në vlerë monetare.
6.2.Vllesa-CO nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse nga llogaria përkatëse e mbajtësit realizohet ndonjë transaksion nga ndonjë person i paautorizuar i cili pa dijeninë e poseduesit të llogarisë VllesaWallet posedon të dhënat për kyçje. Verifikimi i të dhënave të mbajtësit dhe dhënia e numrit e të dhënave të llogarisë elektronike VllesaWallet, përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e mbajtësit në faqen e internetit të www.VllesaPagesa.com apo në aplikacionin VllesaWallet.
6.3.Vllesa-CO nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit apo Aplikacionit VllesaWallet, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në mënyrë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Vllesa-CO, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e Vllesa-CO ose në Aplikacionin VllesaWallet.
7. Mënyrat e kryerjes së pagesës
7.1.Mbajtësi mund të kryejë pagesën me:
a) Pagesë nëpërmjet përdorimit të Aplikacionit VllesaWallet;
b) Pagesë online nëpërmjet përdorimit të llogarisë VllesaWallet në ueb;
7.2.Në rastin e pagesave nëpërmjet përdorimit të llogarisë elektronike VllesaWallet, gjatë kryerjes së pagesës, mbajtësi lidhet automatikisht me serverin e pagesave në VllesaPagesa dhe të dhënat e mbajtësit ruhen nga elementë sigurimi të enkriptuar dhe përdoren në përputhje të plotë me Ligjin në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
8. Konfirmimi i pagesës
8.1.Pas përfundimit të kryerjes së pagesës nga mbajtësi nëpërmjet përdorimit të aplikacionit VllesaWallet ose nëpërmjet faqes zyrtare të internetit www.VllesaPagesa.com për blerjen e produktit (-eve) apo shërbimit (-eve) në mënyrë elektronike, sistemi VllesaPagesa për llogarinë e mbajtësit VllesaWallet i konfirmon menjëherë pagesën. Përveç kësaj, mbajtësi do të marrë një mesazh nëpërmjet postës elektronike të tij, i cili konfirmon pagesën në mënyrë elektronike dhe përmban informacionin mbi shërbimin/produktin, sasinë, çmimin dhe numrin unik të transaksionit.
8.2.Pagesa e mbajtësit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga VllesaWallet;
8.3.Konfirmimi i pagesës mund të printohet, shkarkohet në formatin PDF apo edhe të dërgohet në e- ailin e poseduesit të llogarisë;
8.4.Transaksioni nga mbajtësi mund të rishikohet nga Vllesa-CO, dhe konsultohet me mbajtësin në rast paqartësie. Vllesa-CO informon mbajtësin për çdo rast;
9. Pasqyra e veprimeve të llogarisë
9.1.Mbajtësi ka të drejtë të kërkoj një raport të bilancit dhe të kërkojë informacion për transaksionet e kryera përmes qasjes në Aplikacionin VllesaWallet ose duke telefonuar Shërbimin për Klientët Vllesa-CO. Me kërkesë të mbajtësit, mund të vihen në dispozicion pasqyrat e transaksioneve në kopje elektronike ose të printuara të llogarisë VllesaWallet të mbajtësit, respektivisht transaksioneve të kryera në lidhje me shërbimet VllesaWallet.
9.2.Klientët e regjistruar në VllesaWallet mund të informohen për gjendjen e llogarisë së tyre në këto mënyra:
A) Nga aparati i tyre mobil dhe aplikacioni VllesaWallet që mbajtësi ka shkarkuar dhe aktivizuar. Mbajtësi mund të kontrollojë bilancin respektive, si edhe historikun e transaksioneve të llogarisë së tij/ saj në VllesaWallet.
B) Duke telefonuar Shërbimin e Vllesa-CO të Kujdesit për Klientë në numrin +383 45 70 71 72 për të kërkuar informacion mbi gjendjen e llogarisë së tij/ saj. Në këtë rast, mbajtësi duhet të japë informacionin e kërkuar nga Shërbimi i Kujdesit për mbajtësit për verifikimin e tij si mbajtës i llogarisë për të cilën po kërkohet informacion mbi bilancin dhe transaksionet e kryera.
C) Duke vizituar një prej degëve të Vllesa-CO për të paraqitur kërkesë për Pasqyrën e Transaksioneve. Plotësimi i kërkesës kryhet në degë dhe Pasqyra e Transaksioneve tërhiqet përsëri në të njëjtën degë brenda një periudhe kohore prej 7 (shtatë) ditësh pune dhe pas marrjes së njoftimit nëpërmjet një telefonate konfirmuese nga Shërbimi i Mbajtësit VllesaWallet.
10. Udhëzime në lidhje me procedurën e anulimit të transaksioneve
10.1. Mbajtësi VllesaWallet mund të kërkojë anulimin e llojeve të caktuara të transaksioneve të kryer nga llogaria e tij/ saj VllesaWallet duke telefonuar Shërbimin për klientët Vllesa-CO në numrin +383 45 70 71 72 brenda një periudhe maksimale prej 2 (dy) orësh nga momenti i kryerjes së transaksionit brenda të së njëjtës ditë ose të dërgoj e-mail në [email protected] duke shkruar qartë numrin e llogarisë në VllesaWallet,
numrin e referencës së pagesës, llojin e pagesës si dhe shumën. Arsyeja që e mbështet kërkesën duhet të specifikojë se anulimi i transaksionit duhet të bëhet për shkak se mbajtësi ka vendosur një shumë të pasaktë.
numrin e referencës së pagesës, llojin e pagesës si dhe shumën. Arsyeja që e mbështet kërkesën duhet të specifikojë se anulimi i transaksionit duhet të bëhet për shkak se mbajtësi ka vendosur një shumë të pasaktë.
10.2. Pasi kanë përfunduar verifikimet e nevojshme mbi kërkesën e paraqitur për anulim transaksioni, Vllesa-CO komunikon me mbajtësin dhe departamentet përkatëse për kryerjen e procedurës së anulimit të transaksionit dhe rikthimit të fondeve të mbajtësit në llogarinë VllesaWallet.
10.3. Në rast të një ndodhie përtej kontrollit të arsyeshëm të secilës palë të përfshirë në këtë kontratë, kryhet një anulim i pagesës për të cilin klientët Vllesa-CO kanë kryer pagesat e tyre, përgjegjësitë do tӫ kalojnë tek partneri përfitues i Vllesa-CO. Nëse Partneri mundëson rimbursimin për transaksionin që konsiderohet gabim, Vllesa-CO do të sigurohet që fondet e paguara nga mbajtësi të rikthehen në vlerë të plotë në llogarinë e tij në VllesaWallet. Vllesa-CO nuk mban përgjegjësi në rimbursim në rast se anulimin nuk e mundëson partneri përfitues i Vllesa-CO.
11. Shërbimet dhe Tarifat
11.1. Duke vizituar faqen www.VllesaPagesa.com, mbajtësi i VllesaWallet do të informohet në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve dhe shërbimeve të ofruara. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve e pagesave, karakteristikat e tyre dhe tarifat do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit apo në aplikacionin mobil. Megjithatë, klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet.
11.2. Tarifat e shërbimeve në VllesaWallet mund ti gjeni duke klikuar këtu ose në shtojcën e këtij dokumenti.
11.3. Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa shërbimeve apo produkteve, Vllesa-CO do t’ia njoftojë gabimin mbajtësit. Mbajtësi është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.
11.4. Ndërsa, në lidhje me produktet/ shërbimet e ofruara/komercializuara nga palët e treta nëpërmjet platformave elektronike, e që VllesaWallet nuk ka asnjë kontroll mbi këto pro dukte/shërbime dhe, si rrjedhim, Vllesa-CO nuk ofron asnjë garanci në lidhje me to (cilësinë apo ekzistencën e tyre). Për më shumë qartësi, Vllesa-CO mban përgjegjësi vetëm dhe ekskluzivisht për kryerjen dhe procesimin e pagesës për blerjen e produkteve/ shërbimeve nga mbajësit/klientët, në përputhje me këto kushte.
11.5. Emetuesi Vllesa-CO (nëpërmjet instrumentit për emetim të parasë elektronike VllesaWallet) nuk do ti paguaj ndonjë lloj interesi apo përfitimi mbajtësit gjatë kohës që mban paranë elektronike.
11.6. Mbajtësi (përdoruesi VllesaWallet) nuk do të paguaj ndonjë lloj interesi për mirëmbajtje të llogarisë apo çfarëdo lloj interesi tjetër jashtë asaj çfarë është përcaktuar në këtë kontratë, gjegjësisht në listën e tarifave.
11.7. VllesaWallet do të operoj vetëm me valutën Euro (€).
12. Promocioni i shërbimeve
12.1. Vllesa-CO ka të drejtë të dërgojë tek mbajtësi VllesaWallet informacion dhe njoftime në lidhje me kushtet e kontratës dhe në lidhje me shërbimet VllesaWallet të ofruara nga Vllesa-CO dhe të pranuara nga mbajtësi, përmes mesazheve në aparatin telefonik, postës elektronike si dhe mjeteve të tjera të komunikimit dhe në adresat që mbajtësi ka vendosur në dispozicion në momentin e regjistrimit në VllesaWallet.
12.2. Në çdo fushatë promocionale për lansimin e një shërbimi të ri apo ndryshime në shërbime ekzistuese, Vllesa-CO ka të drejtë të dërgojë mesazh njoftues me postë elektronike (e-mail) apo edhe në numër telefoni tek klientët VllesaWallet në lidhje me shërbimet e reja.
12.3. Me fokusin tek mbajtësi, Vllesa-CO ofron shërbime me vlerë të shtuar. Me aprovimin nga mbajtësi, mbajtësi VllesaWallet njoftohet në mënyrë periodike për detyrime të papaguara dhe mënyrat e pagesës së tyre.
12.4. Nëse mbajtësi VllesaWallet nuk dëshiron të marrë mesazhe njoftuese apo promovuese, atëherë mbajtësi duhet të kontaktojë me Vllesa-CO dhe të parashtrojë kërkesën përkatëse.
12.5. Njoftimet nga mbajtësi VllesaWallet duhet të dërgohen në adresë: Vllesa-CO ShPK, Rruga “Tirana”, Hyrja 1, Nr.11, Prishtinë ose duke kontaktuar Shërbimin për Kujdesin ndaj Klientëve VllesaWallet
në numrin +38345 70 71 72, respektivisht e-mail në numrin +38345 70 71 72, respektivisht e-mail s[email protected] ose sipas ndryshimeve që mund të bëhen të ditura herë pas here.
13. Procedura e ankesës
13.1. Klientët e VllesaWallet mund të paraqesin ankesë për çështje të ndryshme të lidhura me shërbimet e VllesaWallet.
13.2. Më poshtë përcaktohen mënyrat përmes të cilave përdoruesi i VllesaWallet paraqet ankesën e tij:
a) Të telefonoj në numrin e shërbimit për klientët, konkretisht në numrin +38345707172. Shërbimi është në dispozicion në orarin 9:oo–21:oo, pesë (5) ditë në javë, nga e hëna në të premten, ndërsa komunikimi përmes e–mailava brenda 24 orëve në ditë çdo të javës.
b) Të paraqitet në njërën prej pikave të Vllesa-CO gjatë orarit të punës së tyre.
c) Të parashtrojë ankesë me shkrim të dërguar përmes shërbimit të postës në adresën zyrtare të zyrës qendrore të Vllesa-CO Sh.P.K., Rruga ‘Tirana, A-11–1, Prishtinë, apo në adresën e e-mail: [email protected].
13.3. Ankesat, në varësi të llojit të tyre, shqyrtohen nga strukturat përgjegjëse të Vllesa–CO, në bazë të informacionit të marrë nëpërmjet formave të lartëshënuara. Afati kohor për njoftimin e mbajtësit në lidhje me përfundimet e analizës së ankesës është deri 3 (tre) ditë pune pas pranimit të ankesës.
Vllesa–CO do të mbajë një regjistër të veçantë për ankesat e paraqitur a dhe përgjigjet e dhëna, të shënuara me numër reference. Ky regjistër përmban ankesat, kërkesat apo sugjerimet me shkrim të klientëve, përgjigjet, vendimet dhe masat e marra nga Vllesa–CO në lidhje me këto ankesa.
Vllesa–CO do të mbajë një regjistër të veçantë për ankesat e paraqitur a dhe përgjigjet e dhëna, të shënuara me numër reference. Ky regjistër përmban ankesat, kërkesat apo sugjerimet me shkrim të klientëve, përgjigjet, vendimet dhe masat e marra nga Vllesa–CO në lidhje me këto ankesa.
14. Pezullimi i llogarisë VllesaWallet dhe/apo transaksioneve tjera
14.1. Vllesa-CO do të bëjë përpjekje të arsyeshme për ti informuar poseduesit e llogarisë VllesaWallet për çdo pezullim të tillë paraprakisht ose nëse kjo nuk është e zbatueshme menjëherë do të jep arsye për një pezullim të tillë. Vllesa-CO mund të pezulloj ndonjë transaksion me vendim të auditorit, kërkesë rregullative, për të mbrojtur sigurinë e VllesaWallet, nëse vlerësohet se ndonjë veprim nëpërmjet VllesaWallet është bërë në kundërshtim me këtë kontratë, respektivisht në kundërshtim me kërkesat tona të sigurisë.
14.2. Transaksionet apo veprimet e dyshimta, të paautorizuara apo edhe mashtruese (përfshirë çështjet në lidhje me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, mashtrimin ose aktivitete të tjera të paligjshme) rezultojnë në pezullimin e llogarisë në VllesaWallet.
15. Mbyllja e llogarisë VllesaWallet dhe kthimi i fondeve
15.1. Mbajtësi duhet të bëjë kërkesën për mbyllje të llogarisë nëpërmjet email-it zyrtar [email protected]. Mbajtësi paraprakisht duhet të tërheqë/ përdorë të gjithë balancën e disponueshme në llogarinë e tij në VllesaWallet. Pas plotësimit të kushteve dhe shqyrtimit të kërkesës për mbyllje të llogarisë në VllesaWallet, Vllesa-CO do të mbyllë llogarinë e mbajtësit brenda 5 (pesë) ditë pune nga data e parashtrimit të kërkesës nga ana e poseduesit të llogarisë.
15.2. Në rastet e kryerjes së veprimeve në mospërputhje me kushtet dhe afatet e vendosura shprehimisht në këtë kontratë ose në rastet e kryerjes së veprimtarive të paligjshme me llogarinë VllesaWallet nga ana e mbajtësit si edhe në rastet me kërkesë nga autoritetet përkatëse kompetente, Vllesa-CO rezervon të drejtën të pezullojë dhe/ose bllokojë llogarinë e mbajtësit VllesaWallet dhe/ose bllokojë fondet në dispozicion në llogarinë përkatëse.
15.3. Për të tërhequr fondet e një llogarie të mbyllur në VllesaWallet, por me balancë në dispozicion në momentin e mbylljes, mbajtësi duhet të vizitojë një nga degët e Vllesa-CO.
15.4. Nëse mbajtësi VllesaWallet nuk kryen asnjë veprim në llogarinë e tij/saj VllesaWallet për një periudhë të vazhdueshme prej 365 ditësh, llogaria e tij do të kalojë në status “e pezulluar”.
15.5. Mbajtësi ka të drejtën të kërkojë ri-aktivizim të llogarisë në VllesaWallet duke komunikuar me Vllesa-CO brenda 30 (tridhjetë) ditëve punë që prej momentit të kalimit në status të pezulluar të llogarisë VllesaWallet. Nëse mbajtësi nuk kërkon ri-aktivizim brenda kësaj periudhe, llogaria VllesaWallet mbyllet dhe mbajtësi duhet të paraqitet pranë një prej degëve Vllesa-CO për tërheqje të fondeve të mbetura në llogari bazuar në kushtet e lartëshënuara.
15.6. Mbajtësi (përdoruesi i VllesaWallet) nuk paguan tarifa shtesë për tërheqje të mjeteve nga llogaria VllesaWallet në asnjë rast, jashtë atyre të përcaktuara në listën e tarifave bashkëngjitur këtij dokumenti.
15.7. Vllesa-CO, me kërkesë të mbajtësit, i kthen atij (mbajtësit) në çdo moment, në vlerë nominale, vlerën monetare të parasë elektronike të mbajtur.
15.8. Kthimi i fondeve është objekt i aplikimit të tarifave, siç përcaktohen në shtojcën e kësaj kontrate (tarifa), në rastet e mëposhtme:
a) kur kthimi kërkohet nga ana e mbajtësit të parasë elektronike përpara përfundimit të kontratës;
b) kur kontrata përcakton një datë për përfundimin e saj dhe mbajtësi i parasë elektronike e përfundon kontratën, para datës së përfundimit;ose
c) kur kthimi i fondeve të papërdorura, kërkohet pas më shumë se një viti, nga data e përfundimit të kontratës.
d) Mbajtësi i parasë elektronike mund të kërkojë kthimin e plotë apo të pjesshëm të fondeve para përfundimit të kontratës së lidhur me emetuesin e parasë elektronike.
e) Kur kërkesa për kthimin e fondeve bëhet deri në një vit pas datës së përfundimit të kontratës, Vllesa-CO i kthen gjithsej vlerën monetare të mbajtura si para elektronike.
16. Përdorimi i të dhënave personale
16.1. Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, të përcaktuar me këtë kontratë Vllesa-CO zbaton në mënyrë rigoroze kornizën ligjore për mbrojtjen e privatësisë e të dhënave personale.
16.2. Tё dhënat personale mbrohen nëpërmjet fjalëkalimit që përdorë mbajtësi me rastin e kryerjes së pagesave nё mënyrë elektronike.
16.3. Mbajtësi merr përsipër që këtë fjalëkalim ta mbajë gjithmonë të fshehtë.
16.4. Nëse mbajtësi mendon ose dyshon se llogaria e tij mund të përdoret nga palë tjera të paautorizuara, duhet tё kontaktoj menjëherë në Vllesa-CO dhe të paraqes dyshimet dhe kërkesat e tij/saj.
16.5. Në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, mbajtësi ka të drejtën e hyrjes, korrigjimit, fshirjes së të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Mbajtësi mund të ushtrojë këto të drejta duke shkruar në e-mail: [email protected].
16.6. Vllesa-CO nuk ka të drejtë t’i procedoj të dhëna personale të mbajtësit pa miratimin eksplicit të mbajtësit.
17. Pronësia Intelektuale
17.1. Platforma VllesaWallet është e zhvilluar nga IFJB Vllesa-CO ShPK dhe e njëjta mban të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale, përfshirë edhe të drejtat e autorit.
17.2. Kopjimi apo riprodhimi i punës dhe mënyrës së ushtrimit të saj, është rreptësishtë i ndaluar. Çdo përdorim i së drejtës së autorit mund të bëhet vetëm nëse është lejuar me shkrim nga pronari i të drejtave autoriale.
18. Siguria dhe përdorimi i paautorizuar
18.1. Llogaria e mbajtësit VllesaWallet është e lidhur me një adresë poste elektronike (e-mail) dhe ‘Fjalëkalim të personalizuar’ të përcaktuara nga mbajtësi VllesaWallet në momentin e krijimit të llogarisë dhe e njëjta konfirmohet nëpërmjet FNP-Fjalëkalimit Një Përdorimesh.
18.2. Mbajtësi ka përgjegjësi të plotë për ruajtjen dhe përdorimin e përshtatshëm të pajisjes telefonike apo
për përdorimin e llogarisë online (ueb), dhe për ruajtjen në mënyrë të sigurt të ‘Fjalëkalim-it’.
18.3. Mbajtësi përgjigjet për kryerjen e të gjithë veprimeve në përputhje me kërkesat e vendosura në këto dispozita dhe kushte.
18.4. Mbajtësi i Vllesa-CO, konkretisht përdoruesi i shërbimeve të VllesaWallet e ka për obligim të njoftojë Vllesa-CO në lidhje me ndryshimet në të dhënat personale përfshirë dhe ndërrimin e vendbanimit të lidhura me llogarinë e tij/saj VllesaWallet.
18.5. Mbajtësi duhet të komunikoj numrin e telefonit +383 45 70 71 72 ose të shkruaj e-mail në [email protected] në rast ndodhjes së një prej ngjarjeve të mëposhtme:
18.5.1. Janë kryer transaksione pa dijeni dhe pa miratim të mbajtësit;
18.5.2. Ka gabime apo mospërputhje në balancën e mbajtësit;
18.5.3. Të dhënat për kyçje në llogarinë përkatëse të VllesaWallet janë keqpërdorur, humbur apo kopjuar;
18.5.4. Vërehet ndonjë mashtrim apo abuzim në lidhje me llogarinë VllesaWallet të mbajtësit.
18.6. Në rast keqpërdorimi, humbjeje të qasjes, kopjimit të dhënave të qasjes në llogarinë VllesaWallet, mbajtësi duhet të njoftojë menjëherë shërbimin ndaj mbajtësit Vllesa-CO në numrin e lartëshënuar, dhe me aprovim të mbajtësit mund të bëhet pezullimi i llogarisë në mënyrë që dëmet të jenë minimale.
18.7. Për të gjitha tarifat e aplikuara dhe transaksionet e kryera deri në marrjen e njoftimit nga ana e mbajtësit përgjegjësia mbi veprimet e kryera bie mbi mbajtësin dhe Vllesa-CO nuk do të ngarkohet me përgjegjësi për këto tarifa dhe transaksione.
18.8. Mbajtësi rezervon të drejtën e dëmshpërblimit nga Vllesa-CO për pretendimet e ngritura në lidhje
me tarifa dhe transaksione të kryera me llogarinë VllesaWallet vetëm dhe ekskluzivisht pas njoftimit nga ana tij/saj në Vllesa-CO për rastin e keqpërdorimit, humbjes së qasjes apo kopjimit të dhënave të qasjes në llogarinë VllesaWallet.
19. Mosfunksioni apo keqfunksioni i pajisjeve dhe garanci të tjera
19.1. Vllesa-CO nuk është përgjegjëse për humbje që rrjedhin për shkak të mosfunksionimit, keqfunksionimit apo vonesave në rrjetet e komunikimeve elektronike, pajisjeve mobile apo pajisjeve të tjera të përdorura nga mbajtësi, rrethana përtej kontrollit të Vllesa-CO.
19.2. Mbajtësi shkarkon aplikacionin VllesaWallet me vullnet të plotë dhe të lirë të tij, merr përsipër çfarëdo lloj rreziku në lidhje me të dhe mban ekskluzivisht përgjegjësinë për dëmet eventuale që mund të pësojnë pajisjet në përdorim nga ai/ajo.
19.3. Mbajtësi merr përsipër ta mbajë të pa cenuar dhe të dëmshpërblejë Vllesa-CO-në për çdo dëm si rezultat i veprimeve ose mosveprimeve të tij.
20. Kufizimi i përgjegjësive
20.1. Vllesa-CO nuk do të mbajë përgjegjësi për humbjet që mbajtësi mund të pësojë gjatë përdorimit të VllesaWallet, përveç rasteve nëse këto janë shkaktuar kur:
a) Transaksioni nuk është ekzekutuar ose është ekzekutuar gabim për shkak të problemeve në Vllesa-CO.
b) Transaksioni nuk është autorizuar nga mbajtësi, si dhe
c) Për gabime apo pasaktësi të shkaktuara nga Vllesa-CO, në lidhje me mbajtjen e llogarisë VllesaWallet të mbajtësit.
20.2. Mbulimi i detyrimeve financiare sipas parashikimeve më sipër, përfshin vetëm:
a) Vlerën e transaksionit të pa ekzekutuar ose të ekzekutuar gabim.
b) Shumën e nevojshme për të rikthyer llogarinë VllesaWallet të mbajtësit në gjendjen e mëparshme.
20.3. Vllesa-CO nuk është përgjegjëse për humbjet që lindin për shkak të mosfunksionimit, keqfunksionimit apo vonesave në rrjetet e komunikimeve elektronike, pajisjeve mobile apo pajisjeve të tjera, që rezultojnë nga rrethana përtej kontrollit të Vllesa-CO.
20.4. Vllesa-CO nuk do të ndërhyjë në asnjë mënyrë në marrëdhëniet ligjore dhe komerciale apo konteste gjyqësore që ngritën në mes pranuesve të kësaj marrëveshje, përfshirë por duke mos u kufizuar në mbajtës të llogarive personale dhe mbajtës të llogarive të biznesit apo llogarisë së organizatës.
20.5. Vllesa-CO nuk ushtron asnjë formë kontrolli mbi pajtueshmërinë, sigurinë, ligjshmërinë, karakteristikat dhe përshtatshmërinë e produkteve dhe/apo shërbimeve që janë objekt i transaksionit. Në këtë aspekt, mbetet në barrën e përdoruesve që të marrin të gjitha informacionet dhe të veprojnë me kujdes të shtuar para pagimit të produktit apo shërbimit apo urdhërimit të çdo transaksioni tjetër të kryer. Vllesa-CO në asnjë rrethanë nuk është përgjegjës për mospërmbushjen apo përmbushjen e parregullt të detyrimit dhe/apo dëmet e pësuara në këtë aspekt nga mbajtësit/klientët.
20.6. Përgjegjësia e Vllesa-CO ndaj mbajtësve/klientëve apo palëve të treta në çdo rrethanë është e kufizuar vetëm në dëmet direkte të shkaktuara nga veprimet e Vllesa-CO ose faktorët qe janë nën kontrollin e Vllesa-CO. Përveç të thënave më lart, dhe për aq sa lejojnë ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, Vllesa-CO nuk është përgjegjës dhe me pranimin e kësaj marrëveshje klientët pajtohen që të mos ngrisin pretendime ndaj Vllesa-CO për dëme potenciale apo humbje, përfshirë por duke mos u kufizuar në humbje të parave, emrit të mirë apo reputacionit, profitit apo dëme të tjera, si rezultat direkt apo indirekt
20.7. Paaftësisë për të përdorur infrastrukturën, softuerin apo sistemet të cilat operohen dhe/apo mirëmbahen nga Vllesa-CO apo në emrin e Vllesa-CO;
20.8. Vonesave apo ndërprerjeve në infrastrukturën softuerin apo sistemet të cilat operohen dhe/apo mirëmbahen nga ne apo në emrin tonë;
20.9. Viruseve apo programeve dëmtuese;
20.10. Pezullimit apo veprimeve tjera ndaj llogarisë tuaj;
20.11. Vllesa-CO nuk garanton operim të pandërprerë të operacioneve. Vllesa-CO angazhohet maksimalisht që sistemi i pagesave të funksionoj në mënyrë të rregullt dhe pa pengesë. Megjithatë, Vllesa-CO nuk do të jetë përgjegjës për pasojat që dalin nga parregullsitë në sistemin e operimeve të cilat ndodhin për shkak të arsyeve që nuk janë nën kontrollin e Vllesa-CO.
20.12. Vllesa-CO nuk do të jetë përgjegjës ndaj klientëve për dëme që shkaktohen nga një veprim apo mosveprim nga ana e Vllesa-CO, nëse këto dëme lindin si pasojë e vendimeve gjyqësore që kanë të bëjnë me të dhe rrjedhin si rezultat i mbylljes apo pezullimit të llogarisë tuaj.
20.13. Vllesa-CO nuk mbanë përgjegjësi nëse klientët i kanë dhënë kredencialet e qasjes një personi tjetër. Çdo qasje në Vllesa-CO përmes numrit të telefonit dhe PIN të përzgjedhur nga ana klientit apo shenjave cilësohet se është kryer nga vetë mbajtësi/klienti ose i autorizuari i tij, veprimet e së cilit nuk mund të mohohen.
21. Kohëzgjatja e kontratës
21.1. Kjo kontratë lidhet për një periudhe kohore të pacaktuar, duke filluar nga momenti i pajtimit me kushtet në këtë kontratë dhe hapjes së llogarisë dhe nga ana e mbajtësit.
21.2. Secila nga palët rezervon të drejtën ligjore për të kërkuar përfundimin e njëanshëm të kontratës në përputhje me parashikimet e saj duke dhënë një njoftim paraprak me shkrim ndaj palës tjetër 30 (tridhjetë) ditë paraprakisht.
22. Amendamentimi i kontratës
22.1. Vllesa-CO rezervon të drejtën të ndryshojë në çdo kohë këto dispozita, kushte dhe tarifa.
22.2. Në rast të amendamentit të kësaj kontrate, Vllesa-CO do t’iu njoftoj për propozimet e amendamentit të kësaj kontrate një (1) muaj nga data e hyrjes në fuqi, anë të një njoftimi elektronik/postë elektronike në adresën e internetit të mbajtësit të lidhur me shërbimin VllesaWallet, ose nëpërmjet faqes zyrtare së internetit të Vllesa-CO.
22.3. Mbajtësi ka të drejtën e ndërprerjes së kësaj kontrate në rast se nuk është i kënaqur me amendamentet e bëra, brenda periudhës kohore të paraparë në paragrafin e mësipërm, pa ndonjë gjobë apo kosto shtesë.
22.4. Nëse mbajtësi nuk e kundërshton amendamentin e kontratës brenda periudhës një (1) mujore, gjegjësisht para hyrjes në fuqi të amendamenteve të kësaj kontrate, Vllesa-CO do të konsideroj se mbajtësi është jeni pajtuar me kushtet e reja sipas amendamentit.
22.5. Nga momenti i hyrjes në fuqi të amendamenteve, marrëdhënia kontraktuale në mes mbajtësit dhe Vllesa-CO do të rregullohet me anë të versionit të amendamentuar të kësaj marrëveshje.
22.6. Për oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të komunikohen dhe publikohen në momentin e ofrimit të tyre në www.VllesaPagesa.com.
23. Pranimi i kontratës nga mbajtësi
23.1. Mbajtësi dhe përdoruesi i shërbimeve VllesaWallet i njeh plotësisht kushtet e kësaj kontrate dhe i pranon ato pa rezerva.
23.2. Mbajtësi dhe përdoruesi i shërbimeve VllesaWallet pranon se ka lexuar dhe i janë bërë të ditura dispozitat, kushtet dhe tarifat e shërbimeve VllesaWallet, si dhe është njohur me mënyrën e ndryshimit të tyre dhe i pranon ato pa rezerva.
23.3. Kjo Kontratë nuk mund t’i kalohet apo transferohet asnjë personi tjetër.
23.4. Mos përmbushja e detyrimeve të kësaj kontrate apo vonesa e shkaktuar nga palët në ushtrimin e të drejtave apo detyrimeve sipas kësaj kontrate, nuk do të interpretohet si heqje dorë prej tyre.
23.5. Nëse një dispozitë në këtë kontratë deklarohet si e pavlefshme apo e pazbatueshme nga një gjykatë apo organ administrativ kompetent, pavlefshmëria dhe mos zbatimi i këtij parashikimi nuk do të prekë vlefshmërinë dhe/ose zbatueshmërin e dispozitave të tjera të kësaj kontrate.
23.6. Kjo kontratë elektronike, i nënshtrohet rregullave të aplikimit të nënshkrimit elektronik, në pajtim me Ligjin Nr. 08/L – 022 për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, për aq sa është i zbatueshëm. Aplikimi i nënshkrimit elektronik nga Vllesa-CO, bëhet pas përmbushjes së kushteve teknike dhe ligjore dhe për fillimin e përdorimit të të cilit, mbajtësit do të njoftohen më kohë.
23.7. Efekti juridik i nënshkrimit elektronik është i vlefshëm dhe i pranueshëm dhe nuk i mohohet vlefshmëria ose pesha e provës vetëm se është në formë elektronike ose nuk i plotëson kërkesat për nënshkrim elektronik të kualifikuar.
24. Juridiksioni dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve
4.1. Çdo mosmarrëveshje në lidhje me këtë kontratë, duke përfshirë këtu edhe mosmarrëveshjet sa i përket ekzistencës, vlefshmërisë, shkeljes ose përfundimit të saj, do të zgjidhet në mënyrë miqësore me anë të negociatave dhe diskutimeve mes mbajësit dhe Vllesa-CO.
24.2. Mosmarrëveshjet të cilat nuk mund të zgjidhen në mënyrë miqësore do të zgjidhen pranë Gjykatës kompetente në Prishtinë.
DEKLARATË E MBAJTËSIT VLLESAWALLET:
Kam lexuar dhe pranuar të gjitha kushtet e përcaktuara me këtë kontratë të shërbimeve në VllesaWallet.
SHTOJCË – TARIFAT E SHËRBIMEVE NË VLLESAWALLET
Tarifat e shërbimit të pagesave dhe transferimit të parave në VllesaWallet
Tarifat e shërbimeve në VllesaWallet
Shërbimi | Tarifat në VllesaWallet |
Faturat e Rrymës | 0.00 € |
Faturat e Ujit | 0.00 € |
Rimbushja e TV, Internet dhe Telefon | 0.00 € |
Pagesat e Sigurimeve GYRO dhe Jo-Gyro | 0.50 € |
Pagesat për regjistrimin e automjetit | 0.50 € |
Pagesat për pasaport dhe letërnjoftim | 0.50 € |
Pagesat për Universitete Publike | 0.50 € |
Pagesat e Dënimeve në Trafik | 0.50 € |
Pagesat e Tatimeve | 0.50 € |
Hapja e llogarisë | 0.00 € |
Mirëmbajtja e llogarisë | 0.00 € |
Rimbushja e llogarisë në degët e VllesaPagesa | 0.00 € |
Transferimi i fondeve brenda llogarive VllesaWallet | 0.00 € |
SMS njoftimet | 0.00 € |
Mbajtja dhe ruajtja e fondeve | 0.00 € |
Tërheqja e fondeve në të gatshme në degët e VllesaPagesa | 0.50 € deri në shumën 1000 € dhe 0.08 % në shumat mbi 1000 € |
Limitet e deponimit në llogarinë VllesaWallet në degët e VllesaPagesa
Limitet e deponimit | Shuma |
Për periudhë një ditore | Deri në vlerën 1000 EURO |
Për periudhë një mujore | Deri në vlerën 10000 EURO |
Për periudhë vjetore | Deri në vlerën 50000 EURO |
Limitet e transfereve ndërkombëtare në llogarinë VllesaWallet
Limitet e Transfereve nga Jashtë vendit (përmes RIA Money Transfer) | Shuma |
Shuma e një transferi | Deri në vlerën 5000 EURO |
Totali i Transfereve për periudhë një mujore | Deri në vlerën 10000 EURO |
Për periudhë vjetore | Deri në vlerën 50000 EURO |