Pyetje të shpeshta

VllesaPagesa është kompani e specializuar në shërbime financiare, aktivitetin e saj e zhvillon në mbi 80 lokacione në mbarë Kosovën. VllesaPagesa ofron një game të gjerë të shërbimeve:

  1. Shërbimin e pagesave (në kesh në mbi 80 degë në të gjitha qytetet e Kosovës dhe nga telefoni përmes platformës VllesaWallet)
  2. Transferimin e Parave nga e gjithë bota me RIA Transfer Parash
  3. Rimbushjen e telefonave mobil, Internetit dhe TV, dhe shumë shërbime tjera.

Kushdo që ka nevojë të dërgojë dhe pranojë para me siguri, shpejtësi dhe me komisione të lira mund të përdorë shërbimin e VllesaPagesa RIA Transfer Parash.

Për të përdorur shërbimin VllesaPagesa RIA Transfer Parash nuk duhet të keni llogari bankare. Megjithatë, dërguesi duhet të jetë i pajisur me një dokument identifikimi të vlefshëm (Letërnjoftim, Pasaportë apo Patent Shofer).

Kjo varet nga shteti ku ju kryeni transferin. Për informacion me të saktë ,drejtohuni në Qendrën e Shërbimit të Klientit të RIA Transfer Parash në shtetin përkatës.Në Kosovë mund të kryhen transaksione vetëm në Euro (EUR, €).

PIN Number, është një numër 11 shifror për identifikim të transferit të parave të dërguara përmes rrjetit të RIA Transfer Parash. Dërguesi duhet të ia komunikojë këtë numër marrësit në mënyre që Marrësi të mund të i tërheqë me lehtësi paratë në lokacionin më të afërt të VllesaPagesa RIA Transfer Parash.

Fillimisht sigurohuni që informacioni i dhënë të jetë i saktë, në rast se VllesaPagesa RIA Transfer Parash do të duhet t’iu kontaktojë. Më pas duhet të plotësoni emrin e plotë (ashtu si në dokumentin identifikues) të marrësit, në mënyrë që mos ketë probleme kur marresi të terheqë paratë. PIN Number i Transferit të Parave është i domosdoshëm dhe duhet t’i komunikohet marësit.

Të gjitha transferet e RIA Transfer Parash kryhen me para në dorë (cash). Transfertet që kryhen përmes telefonit apo me internet bëhen nëpërmjet kartës së kreditit.

Për të gjetur lokacionin më të afërt të VllesaPagesa RIA Transfer Parash mund të telefononi në Qendrën e Shërbimit të Klientit të VllesaPagesa RIA Transfer Parash dhe të informoheni për lokacionin më pranë jush. Për rrjetin e Lokacioneve të VllesaPagesa RIA Transfer Parash kliko këtu.