Detyrat dhe Përgjegjësitë
1. Kujdeset për funksionin e të gjitha pajisjeve të teknologjisë informative për të krijuar një sistem funksional ne përputhje me nevojat dhe kërkesat e institucionit;
2. Bën montimin e pajisjeve të teknologjisë informative përfshirë kompjuter, printer, skaner, kamerave dhe pajisje tjera;
3. Ndihmon personelin ne deget e institucionit në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative;
4. Instalon kompjuterët me sisteme operative Windows, Office dhe softuer tjetër sipas nevojës duke u kujdesur për ruajtjen e shënimeve;
5. Mbikëqyrë rrjetin e internetit dhe wireless-it;
6. Ndihmon në rregullimin dhe monitorimin e masave përforcuese të programeve softuerike dhe shërbimet ndihmëse;
Kualifikimi
1. Diplomë Universitare – Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Teknologji Informative, ose diplome tjetër të drejtimeve përkatëse;
2. Përvojë punë profesionale së paku 1 vit.
Shkathtësi të tjera:
1. Mirëmbajtje të kamerave;
2. Mirëmbajtje e printerëve;
3. Njohuri të shkëlqyera me Windows,
4. Njohuri të shkëlqyera të Office 365, Word, Excel;
5. Të ketë përvojë në menaxhimin dhe konfigurimin e rrejtave lokale
6. Njohuria me rrjeta VPN rekomandohet
7. Njohuria e sistemeve Linux dhe macOS është opsionale
Dokumentet për Aplikim
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
1. CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore – universitare,
2. Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse,
3. Çertifikatat e trajnimeve eventuale.
4. Letër Rekomandime apo referenca eventuale.
Aplikimi bëhet përmes emailit – postës elektronike, në: [email protected], deri më 15.09.2024