Ankesa

Si të parashtroni një ankesë?

VllesaPagesa RIA Transfer Parash ka për qëllim të ofroj shërbime të besueshme e të shpejta për të gjithë klientët. Prandaj, ne i mirëpresim të gjitha sygjerimet, rekomandimet dhe ankesat tuaja.

Për të parashtruar ankesën tuaj, ju mund të na kontaktoni në disa kanale:

  • Përmes letrës postare: duke e dërguar ankesën e juaj në adresën Zyra Qendrore: Rr. Xhevdet Doda, Obj. Dukagjini Residence Lok Nr.9, 10 000 Prishtinë;
  • Numër të telefonit: + 383 45 70 71 72;
  • Email: [email protected], [email protected];
  • Përmes webfaqes: vllesapagesa.com duke mbushur formën e ankesave që e gjeni më poshtë;
  • Përmes të gjithë degëve tona në Kosovë.

Ankesa juaj do të trajtohet menjëherë. Parashtruesit e ankesave do të informohen me shkrim për zgjidhjen e ankesave të tyre, mjeteve elektronike ose telefonit, apo sipas preferencës së ankuesit në afatin maksimal brenda pesëmëdhjetë (15) ditëve nga pranimi i saj. Nëse palët e ankuara nuk pajtohen me zgjidhjen e ankesës së tyre, veçanërisht në lidhje me të drejtën e tyre, atëherë palët mund të zgjedhin format tjera të ankesës si në vijim:

1. Të dërgojnë ankesën në Bankën Qendrore të Kosovës;

2. Të dërgojnë ankesën tek një autoritet tjetër publik ose mekanizëm alternativ për zgjidhjen e kontesteve, nëse është e aplikueshme; apo

3. Të paraqesin një padi në gjykatë.