Kujdesi ndaj klientit
INFORMACION MBI MBROJTJEN E KLIENTIT PËR SHËRBIMET E OFRUARA NGA VllesaPagesa RIA Tranfer Parash
Kujdesi ndaj klientit është prioriteti ynë. Ne jemi te vendosur të ofrojmë shërbime të shpejta, cilësore dhe në çdo kohë për të gjithë klientët tanë, prandaj cdo sugjerim dhe kërkesë e juaja trajtohet me përkushtim dhe përgjegjshmëri nga ana e stafit tonë.
Shërbimet e Arkëtimit të pagesave në degët tona apo përmes aplikacionit VllesaWallet:
- Për të gjitha shërbimet që ne ofrojmë ju lutem paraprakisht informohuni në lidhur me çmimoren e shërbimit.
- Çmimoren me tarifat e shërbimeve e gjeni të vendosura në hapësirën e çdo dege të VllesaPagesa.
- Ne ju sugjerojmë të shfrytzoni maksimalisht përdorimin e aplikacionit VllesaWallet për shumë arsye:
- Tarifa më të lira
- Duke paguar me VllesaWallet ne mbrojmë ambientin, 1 pagesë më shumë me VllesaWallet, një letër më pak e konsumuar.
- Me VllesaWallet kemi qasje në mbi 100 lloje të shërbimeve 24/7
- Me VllesaWallet mund te pranoni para nga e gjithë bota përmes rrjetit të RIA Transfer Parash në mbi 500k+ lokacione në botë, nga 190+ shtete.
- Me VllesaWallet transferim i Parave brenda Kosovës me 0 Tarifa.
Shërbimet RIA Transfer Parash:
- Transfertat e parave në drejtim të Kosovës nga shtetet tjera bëhen në Euro.
- Këmbimi valutor dhe pagesa e komisionit bëhet në shtetin dërgues. Përfituesi në Kosovë, nuk paguan ndonjë tarifë shesë në transferimin e parave.
- Pagesa e transferit në Kosovë bëhet vetëm në valutën Euro.
- Transferimi i parava në drejtim të Kosovës në mënyrë të rregullt realizohet brenda 15 minutave, por në raste të caktuara koha e transferimit të parave mund të zgjatet edhe më shumë për arsye të ndryshme: kërkesat e identifikimit, orarin e degëve, diferencat në zonat kohore, dhe arsye të tjera rregullative.
- Çmimoren me tarifat e shërbimeve të transferimit të parave e gjeni të vendosura në hapësirën e çdo dege të VllesaPagesa
- VllesaPagesa RIA Transfer Parash është e përkushtuar në luftën kundër mashtrimeve dhe në ndihmë të klientëve për të mos rënë pre e mashtrimeve.
- Ne bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet, agjencitë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe agjencitë e tjera për rritjen e vetëdijesimit të klientëve kundër mashtrimeve.
Sygjerime / Ankesa:
Në lidhje me sygjerimet, vërejtjet apo ankesat tuaja rreth shërbimeve të arkëtimit të pagesave dhe Transfereve të parave, VllesaPagesa ka krijuar departamentin e trajtimit të ankesave të cilat do të mund t’i adresoni përmes:
- postës elektronike në email:[email protected]
- personalisht në njërën nga degët e VllesaPagesa
- në kutinë e ankesave e cila është e vendosur në të gjitha degët VllesaPagesa
- përmes numrit të tel.+383 4570 71 72
Ekipi ynë i kualifikuar është i gatshëm t’ju shërbejë në çdo moment në orarin e punës:E Hënë – E Premte 08:00-17:00 dhe të Shtunën 09:00-15:00.