Detyrat dhe Përgjegjësitë
Përgjegjësia e përgjithshme e Arkëtarit/Cashier është të realizojë transaksionet e klientëve duke përmbushur pritshmëritë e tyre në mënyrën më të shpejtë dhe më të saktë brenda kufijve të autorizimit të tij/saj në mënyrë që të përmirësojë përvojën dhe kënaqësinë e klientit; në përputhje me politikat dhe procedurat, standardet e kulturës së shërbimit dhe sipas flukseve të punës në degë.
1. Diplomë universitare
2. Preferohet të ketë përvojë si arkatar/cashier
3. Aftësi të duhura negociuese, komunikuese dhe rrjetëzimi
4. Njohur me programet MS Office
5. Aftësi organizative, vëmendje ndaj detajeve, etikë e fortë e punës dhe vetbesim
6. Aftësi të avancuara të komunikimit me shkrim dhe verbal në shqip dhe anglisht
7. Ambicioz, energjik, i hapur për rritje dhe zhvillim dhe i gatshëm për t’i shërbyer me këmbëngulje objektivave të ekipit
8. Leje për drejtim te automjetit
Dokumentet për Aplikim
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
1.CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore – universitare,
2.Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse (nëse keni)
Vendi i punës
Prishtinë
Aplikimi bëhet përmes emailit – postës elektronike, në: [email protected], deri më 20.09.2024