Në vitin 2024 VllesaPagesa ka arritur që në të gjithë territorin e Kosovës të hapë mbi 75 degë, me gjithsej mbi 120 të punësuar duke u bërë kështu njëri nga promotorët e zhvillimit ekonomik në vend dhe hapjes së vendeve të punës.
Rreth VllesaPagesa
VllesaPagesa është kompani e specializuar në shërbime financiare, aktivitetin e saj e zhvillon në mbi 75 lokacione në mbarë Kosovën me një staf me mbi 120 të punësuar. Vllesa-CO ofron një game të gjerë të shërbimeve:
- Shërbimin e pagesave (në kesh në mbi 70 degë në të gjitha qytetet e Kosovës dhe nga telefoni përmes platformës VllesaWallet)
- Transferimin e Parave
- Rimbushjen e telefonave mobil, Internetit dhe TV, dhe shumë shërbime tjera
Misioni i Vllesa-CO është të jemi më progresive në shërbimet e pagesave dhe transferimit të parave si dhe shërbime tjera, duke ofruar përsosmëri të shërbimeve, të jemi më konkurrues dhe të rrisim besueshmërinë tek klientët tanë.
VllesaPagesa është i pari Institucion Financiar në Kosovë. Që nga viti 2004 VllesaPagesa është ndërtuar hap pas hapi, me kujdes e vendosmëri ka arritur që të ndërtoj besimin e miliona qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm, me staf të kualifikuar, rrjetë të gjerë të degëve, ne jemi shëndërruar në referencë për industrinë financiare.
VllesaPagesa është e angazhuar që të krijoj marrëdhënie më të mira me bizneset dhe të gjithë klientët e saj, duke ju ofruar besueshmëri në shërbimet e ofruara, përkushtim në punë si dhe siguri në mënyrë që klientët tanë të ndjehen komod në kryerjen e shërbimeve të tyre.
Pagesa të shpejta
Shërbimi në lokacionet e VllesaPagesa kryhet shpejtë dhe pa pritje.
Provizionet më të lira
Pagesat dhe transferet në VllesaPagesa kushtojnë më lirë se kudo tjetër.
Mbi 80 lokacione në Kosovë
Kudo që të ndodheni një nga lokacionet tona do ta keni shumë afër.